BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”: Ja të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK të zbardhë dhjetëra viktima që kanë ‘hequr qafe’ dy shefat kur ishin në pushtet...

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali Berishën, ish-presidenti fut në lojë kushëririn e tij, ja kush është politikani që po kërkon ta vendosë në krye të opozitës dhe posti që po synon të marrë vetë në fund kryetari i Partisë së Lirisë...

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit politik të qarqeve të PS, nga largimi i Peleshit, Ballukut dhe Gjiknurit, te zhvendosja e Taulant Ballës dhe afrimi i Erion Braçes, Benet Becit dhe Pjerin Ndreut, zbardhet lista me emrat e rrezikuar...

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit
x
BREAKING NEWS

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë do të përfundojnë në xhepat e tyre, nga shpërblimet dhe deri te mënyra se si do ta marrin pensionin, flasin ekspertët

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë
x
BREAKING NEWS

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh nga SPAK dosjet e aferave me pronat në ushtri, emrat ‘VIP’ që po hetohen me themel, skandalet që rrezikojnë të fundosin Bajram Begajn dhe pse imuniteti nuk e shpëton dot nga prangat e...

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh
x
BREAKING NEWS

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë shkatërruar në Shqipëri, Nasip Naço nxjerr blof Niko Peleshin dhe zbardh skandalet e Ministrisë së Mbrojtjes, si përfunduan për skrap uzinat e municioneve   

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë
x
BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x

Aktualitet

Lufta, si shpërndarja e informacioneve nga vendngjarja në rrjete sociale ndikon në shëndetin mendor

Lufta, si shpërndarja e informacioneve nga vendngjarja në rrjete

Teksa konflikti në Lindjen e Mesme po vazhdon, mediat sociale po rezultojnë të jenë po aq një front i fushëbetejës dhe ku jepen çdo ditë pamje reale nga vendngjarja. Lajmet dhe pamjet e luftës në Palestinë mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin mendor të individëve.

Kështu shprehet për Monitor psikologia Valentina Telhaj, e cila shton se, për shumë njerëz, pamjet dhe lajmet e luftës mund të shkaktojnë ndjenja të forta të trishtimit, ankthit dhe pasigurisë. “Kjo është e zakonshme për shkak të natyrës tragjike të ngjarjeve të luftës, pasojave të dhimbshme për njerëzit, ku numri i fëmijëve ka qenë në përmasa të frikshme, dhe ndjenjave të pafuqisë për të ndryshuar gjërat.”- thotë znj. Telhaj.

Sipas një kërkimi në rrjete sociale, hashtag #freepalestine në Tiktok ka 27.7 miliardë shikime në video, në Instagram 6.4 milion shikime në video e foto të shpërndara, shifra të cilat tregojnë shpërndarjen e gjerë të informacioneve mbi luftën në rrjete sociale.

Disa mënyra se si lajmet e luftës mund të ndikojnë në shëndetin mendor, sipas mjekes psikiatër Arjana Rreli përfshijnë:

-Ngjarjet traumatike: Pamjet dhe raportimet e ngjarjeve traumatike mund të shkaktojnë stres dhe vështirësi emocionale.

-Ndjenja e pafuqisë: Shpeshherë, njerëzit ndihen të pasigurt kur përballen me situata të tilla tragjike. Ndjenja e pafuqisë dhe e bezdisjes mund të çojë në ankth dhe depresion.

-Ndikimi i media-s: Informacioni i shpeshtë dhe intensiv në lidhje me ngjarjet e luftës mund të nxisë ndjenjat e frikës dhe tensionit. Shpesh, edhe pasigurinë që ndonëse jemi larg, mund të na prekë një fat i ngjashëm.

-Ndikimi i komunitetit: Ndarja e përvojave me komunitetin në rrjetet sociale mund të ndihmojë ose, në disa raste, të përkeqësojë ndjenjat e një personi.

“Mos e nënvlerësoni fuqinë e ndikimit që ka media, sidomos ajo sociale ku pamjet nuk kanë filtra. Mund të jetë e rëndësishme të kufizoni kohën që kaloni duke i ndjekur lajmet dhe duke parë pamjet. Dhe sidomos, jini të vëmendshëm se çfarë pamjesh po shohin fëmijët apo të rinjtë sepse ndikimi te to është më i lartë dhe më afatgjatë”- përfundon psikologe Telhaj./Monitor