Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave, ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në kryeqytet. Një automjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë, mbetën të plagosur dy persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.
Nga te dhënat paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bërzhitë, rreth orës 03:30. Të plagosurit janë transportuar menjëherë nga automjete të rastit për në Spitalin Ushtarak, për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Sipas bluzave të bardha, bëhet e ditur se dy të plagosurit tashmë ndodhen jashtë rrezikut për jetën, por po mbahen nën kujdesin e mjekëve.