Aksidentohen dy automjete në segmentin drejt fshatit Torovicë të Lezhës. Bëhet me dije se shkaku i aksidentit ishte lëvizja jo e kujdesshme e automjetit tip Benz në rrugën e ngushtë, duke mos mbajtur anën e duhur në kthesë.
Pas kësaj Benzi u përplas me një fuoristradë. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur shoferi dhe pasagjerja e Benzit, të cilët ndodhen në spitalin e Lezhës jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje, si dhe mësohet se rruga u bllokua për rreth një orë.
Ja si ia kanë shkruar Romeo dhe Heidi numrin në telefon njëri-tjetrit
Heidi Baci dhe Romeo Veshaj kanë qenë në qendër të vëmendjes që pas daljes nga “Big Brother VIP”. Edhe pse...
Lexo më shumë