Një aksident është regjistruar në segmentin rrugor Balldre-Torovicë, që shkon drejt fshatit Torovicë.
Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur shoferi dhe pasagjerja e mjetit tip Mercedes, ku janë dërguar në spitalin e Lezhës jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se shkak për këtë aksident është bërë lëvizja jo e kujdesshme e njërit prej mjeteve që po lëvizte drejt Lezhës.
Rruga është e ngushtë dhe nuk ka mbajtur anën për të dalë jashtë rruge në kthesë e për pasojë është përplasur me një fouristradë që po lëvizte në drejtim të Torovicës.
Polica po kryen veprimet hetimore për këtë rast e për rreth një orë pati dhe bllokim të këtij segmeti rrugor.
Bebe Rexha gati për të tronditur industrinë e muzikës, çfarë paralajmëron këngëtarja
Bebe Rexha ka kërcënuar se do të ekspozojë skandalet e industrisë së muzikës për të cilat ka heshtur. Këngëtarja me...
Lexo më shumë