BREAKING NEWS

SHBA tërhiqet përballë Sali Berishës, vula e PD kthehet te Rithemelimi, nis skenari i 2005 për rikthimin në pushtet të familjes “Berisha”, ja surprizat që pritet të ndodhin në zgjedhjet ë 2025

SHBA tërhiqet përballë Sali Berishës, vula e PD kthehet te
x
BREAKING NEWS

Ja si do spastrohet politika shqiptare nga Sali Berisha, Spartak Ngjela zbardh prapaskenat e vendimit të Gjykatës së Apelit për kalimin e vulës dhe logos së PD te Rithemelimi

Ja si do spastrohet politika shqiptare nga Sali Berisha, Spartak Ngjela zbardh
x
BREAKING NEWS

Kalimi i vulës së PD në duart e Sali Berishës, lajm ogurzi për Ilir Metën, ja si do të dalë jashtë loje presidenti i PL dhe pse vendimi i Gjykatës së Apelit është politik, juristja Brizida Gjikondi zbulon të pathënat

Kalimi i vulës së PD në duart e Sali Berishës, lajm ogurzi
x
BREAKING NEWS

Edi Rama u prish qetësinë deputetëve dhe ministrave, paralajmëron furtunë në listat e zgjedhjeve të 2025, shtyhet për në shtator takimi me emigrantët në Londër e Gjermani, ja kur do të mbahet Kongresi i PS

Edi Rama u prish qetësinë deputetëve dhe ministrave,
x
BREAKING NEWS

50 urdhër-arreste në tryezën e prokurorëve specialë, ja 10 dosjet që po “kopsit” SPAK, gazetari zbardh emrat “VIP” të rrezikuar dhe tregon provat tronditëse që ka zbuluar drejtësia e re për disa deputetë të Kuvendit

50 urdhër-arreste në tryezën e prokurorëve specialë, ja
x
BREAKING NEWS

Del vendimi i detajuar, ja kur dhe sa do të rriten pagat për 130 mijë punonjësit e administratës në vend, zbardhet skema e re që do të ndiqet edhe për bashkitë

Del vendimi i detajuar, ja kur dhe sa do të rriten pagat për 130
x
BREAKING NEWS

Allajbeu i “Spitalit Amerikan” ka futur gruan e tij për të marrë para nga koncensioni i sterilizimit, dalin dokumentet, ja si u largua menjëherë pas thellimit të hetimeve nga SPAK

Allajbeu i “Spitalit Amerikan” ka futur gruan e tij për të
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara zbulon skenarin e “errët” të Sali Berishës që po thur nga banesa me besnikët e tij për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja vepra penale që ka kryer Flamur Noka për interesat e ish-kryeministrit

Romeo Kara zbulon skenarin e “errët” të Sali Berishës
x

Aktualitet

"Marrëveshja me Shqipërinë reduktoi...", Sunak flet për emigrantët shqiptarë në Britani: Po përgatiten avionët e parë me emigrantë të paligjshëm drejt Ruandës

"Marrëveshja me Shqipërinë reduktoi...", Sunak flet

Përpjekjet e Qeverisë Britanike për të ndalur gomonet e emigrantëve ilegalë dhe për t’i bërë ballë emigracionit të paligjshëm shënuan një hap përpara, pasi Projektiligji për Sigurinë e Ruandës kaloi në Parliament, mbrëmjen e së hënës, më 22 Prill.

Miratimi i projektligjit do të thotë se Qeveria britanike mund të hyjë në fazën përfundimtare të planifikimit operacional, duke nisur fluturimet drejt Ruandës, si pjesë e përgjigjes ndaj sfidës botërore të emigracionit të paligjshëm.

Planet e forta operacionale janë në fuqi për të siguruar që fluturimi i parë drejt Ruandës të kryhet brenda 10-12 javësh, i ndjekur nga fluturime të shumta, pas kësaj.

Ky legjislacion do të thotë se Ruanda duhet të konsiderohet një vend i sigurt për qëllimet e zhvendosjes së njerëzve, përfshirë edhe nga gjykatat britanike.

“Ky legjislacion thelbësor do të thotë se tani mund të vazhdojmë planin tonë të Ruandës dhe të nisim largimin e njerëzve që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë këtu. Mënyra e vetme për të ndaluar gomonet është të eliminojmë nxitjen për të ardhur- duke e bërë të qartë se nëse ju ndodheni këtu në mënyrë të paligjshme, nuk do të lejoheni të qëndroni. Politika jonë bën pikërisht këtë dhe planet janë në rrugë të mbarë për të filluar fluturimet brenda 10-12 javësh”, u shpreh ministri i Brendshëm britanik, James Cleverly.

Sakaq, kryeministri britanik Rishi Sunak ka folur edhe për emigrantët shqiptarë, duke theksuar se marrëveshja me Shqipërinë ka reduktuar me më shumë se 90 për qind mbërritjet e gomoneve nga vendi ynë.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak tha:

Miratimi i këtij legjislacioni historik nuk është vetëm një hap përpara, por një ndryshim thelbësor në ekuacionin botëror mbi emigracionin.

Ne e prezantuam Projektligjin e Ruandës për të penguar emigrantët e pambrojtur të bëjnë kalime të rrezikshme si dhe për të shkatërruar modelin e biznesit të bandave kriminale që i shfrytëzojnë ata. Miratimi i këtij legjislacioni do të na lejojë ta realizojmë këtë dhe ta bëjmë shumë të qartë se nëse ju vini këtu në mënyrë të paligjshme, nuk do të jeni në gjendje të qëndroni.

Vëmendja jonë tani është tek fillimi i fluturimeve dhe jam i vendosur se asgjë nuk do të na pengojë ta bëjmë këtë dhe të shpëtojmë jetë.

Qeveria është gati të nisë fluturimin e parë të transferimit dhe ekipet po punojnë me ritëm për ta organizuar. Kjo përfshin:

* Një pistë në gatishmëri dhe avionë komercialë të rezervuar për periudha kohore specifike
* hapësirat e paraburgimit shtohen në 2200
* 200 punonjës të trajnuar, të përkushtuar të çështjeve janë gati dhe presin të përpunojnë në mënyrë të shpejtë pretendimet
* sistemi gjyqësor ka vënë në dispozicion 25 salla gjyqi për të trajtuar çdo çështje ligjore shpejt dhe me vendosmëri
* për të shoqëruar emigrantët e paligjshëm deri në Ruandë, kemi gati 500 individë të stërvitur dhe 300 të tjerë që do të stërviten në javët e ardhshme.
Duke ju përgjigjur shqetësimeve të ngritura nga Gjykata e Lartë, projekligji mbi Sigurinë e Ruandës u paraqit në dhjetor të vitit të kaluar dhe mbështetet në Traktatin Mbretëri e Bashkuar-Ruandë.

Së bashku, këto masa dhe evidencat e ndryshimeve në Ruandë prej verës së vitit 2022, do të lejojnë qeverinë të zbatojë këtë politikë, duke mbështetur planin më të gjerë, për të ndaluar gomonet duke eliminuar nxitjen për të ardhur këtu në mënyrë të paligjshme.

Ligji i ri, i cili është një nga pjesët më të forta të legjislacionit të paraqitura ndonjëherë, mbështetet mbi Traktatin duke pasqyruar forcën e mbrojtjes dhe angazhimeve të Qeverisë së Ruandës që i janë kaluar Ruandës në përputhje me Traktatin. Gjithashtu:

* konfirmon se me Traktatin e ri, Ruanda është një vend i sigurt
* pengon gjykatat britanike të vonojnë apo parandalojnë largimin e një personi në Ruandë, për çështje që kanë të bëjnë vetëm me sigurinë e përgjithshme të Ruandës
* lejon një rrugë jashtëzakonisht të ngushtë drejt sfidave individuale për të siguruar se gjykatat do të interpretojnë dispozitat përkatëse në përputhje me vullnetin e Parlamentit
* shfuqizon seksionet përkatëse të Ligjit për të Drejtat e Njeriut 1998
* konfirmon se vetëm një Ministër i Kurorës mund të vendosë nëse do të respektojë një masë të përkohshme, të lëshuar nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.
Në nëntor 2023, Gjykata e Lartë mbështeti ligjshmërinë e rivendosjes së emigrantëve të paligjshëm me qëllim përcaktimin e kërkesave të tyre për azil, por kërkoi më shumë siguri që ata nuk do të ktheheshin në një vend jo të sigurt (“refouled”).

Traktati ndërkombëtar i detyrueshëm mes Ruandës dhe Mbretërisë së Bashkuar u njoftua nga Qeveria si përgjigje e kësaj gjetjeje dhe prezanton masa që qartësojnë se Ruanda nuk do të kthejë askënd në një vend të pasigurt.

Sipas Traktatit, Ruanda ka paraqitur gjithashtu një sistem më të forte azili, duke përfshirë, një gjykatë të re, të specializuar në apelimet e azilit, për të shqyrtuar apelimet individuale përkundër çdo kërkese të refuzuar. Ajo do të ketë dy bashkëkryetarë, një nga Ruanda dhe një tjetër nga njëri prej vendeve të Komonuelthit si dhe do të përbëhet nga gjyqtarë prej vendeve të ndryshme.

Traktati rrit gjithashtu rolin e Komitetit të Pavarur të Monitorimit, i cili do të sigurojë respektimin e detyrimeve sipas Traktatit dhe do të ketë fuqinë të përcaktojë fushat e veta përparësore për mbikëqyrjen.

Por ky hap i rëndësishëm përpara mbetet vetëm një prej pjesëve të planit më të gjerë të qeverisë për të ndalur gomonet. Përparim i madh është bërë në numrin e mbërritjeve të barkave të vogla, një rënie me më shumë se një të tretën në vitin 2023. Puna jonë me partnerët ndërkombëtarë parandaloi më shumë se 26,000 kalime vitin e kaluar si dhe ndihmoi në shkatërrimin e 82 grupeve të krimit të organizuar, prej korrikut 2020.

Marrëveshja jonë e re me Shqipërinë ka reduktuar me më shumë se 90 për qind mbërritjet e gomoneve nga Shqipëria; dhe kohët e fundit nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme me Frontex, Agjencinë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare, duke shënuar një hap tjetër vendimtar në sigurimin e kufijve tanë.

Sakaq, projektligji pritet të marrë Miratimin Mbretëror në ditët e ardhshme.

Më të lexuarat