Enver Dugolli, deputet i Vetëvendosjes tha në një intervistë televizive se deklarata e kryeministrit Edi Rama për vendosjen e KFOR shihet si problematike ndonëse është i mirëpritur angazhimi.
Sipas Dungollit, Kosova ka qeverinë e vet dhe institucionet e veta ligjbatuese për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë.
“Kosova është shtet dhe ka institucionet e veta, ka policinë e vet që kanë mandat ligjor të kujdesen për rendin, ligjin dhe sigurinë. Ajo deklaratë për marrjen e kontrollit nga KFOR është problematike për vendin, sepse është e paqartë. Prezenca e KFOR nuk na pengon, madje është e mirëseardhur, por kontrolli është në duart e qeverisë, dhe nuk bëhet fjalë të kthehemi prapa”, tha deputeti i VV.