Një 42-vjeçar është ndaluar dje nga policia në Tiranë, pasi mashtronte qytetarët përmes aplikacionit Booking. I arrestuari F. A., 42 vjeç, banues në Vlorë nëpërmjet ndërhyrjeve në sistemet kompjuterike ka mundur të depërtojë në sistemin e aplikacionit “Booking”, të një hoteli në Tiranë, duke marrë në posedim të dhënat e klientëve. Më pas ai u dërgonte e-mail, duke i mashtruar online, për të përfituar shuma të ndryshme parash prej tyre. Sipas policisë, vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik’, “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë