Policia e Bulqizës ka vënë në pranga një të ri të moshës 30 vjeç.
Bulqizë/Kontrolle intensive dhe goditje të njëpasnjëshme kundër armëmbajtjes pa leje, po kryhen në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”.
Mbante armë zjarri në banesë, vihet në pranga 30-vjeçari.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, municion luftarak dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis.
Si rezultat i administrimit të informacioneve të inteligjencës policore që sigurohet në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për shtetasit që mbajnë armë, pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasin R.Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Sopot, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit të banesës së 30-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, 24 copë fishek, si dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale.
Dasmë së shpejti? Sara dhe Bardhi tregojnë planet për të ardhmen
Në një intervistë Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi kanë folur për herë të parë për jetën e tyre private, tani...
Lexo më shumë