Në Tiranë ka mbërritur grupi i dytë i muxhahedinëve, duke çuar në 44 numrin e tyre në Shqipëri. 30 persona kanë mbërritur në mesnatë në Tiranë, nga kampi Ashraf i Irakut. Ministria e Brendshme ka njoftuar se pas mbërritjes në Rinas, u morën të gjitha masat për akomodimin e tyre në Qendrën e Pritjes së Azilkërkuesve në Shqipëri.
Muxhahedinët vijnë në Shqipëri në përgjigje të kërkesës së Qeverisë së SHBA, e cila ka në mbikëqyrje kampin Ashraf në Irak.
Në ditët e ardhshme do të mbërrijnë në vendin tonë refugjatë të tjerë, pjesë e grupit prej 210 personave, ku Qeveria Shqiptare ka vendosur t'i pranojë në territorin e saj.