BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”: Ja të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK të zbardhë dhjetëra viktima që kanë ‘hequr qafe’ dy shefat kur ishin në pushtet...

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali Berishën, ish-presidenti fut në lojë kushëririn e tij, ja kush është politikani që po kërkon ta vendosë në krye të opozitës dhe posti që po synon të marrë vetë në fund kryetari i Partisë së Lirisë...

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit politik të qarqeve të PS, nga largimi i Peleshit, Ballukut dhe Gjiknurit, te zhvendosja e Taulant Ballës dhe afrimi i Erion Braçes, Benet Becit dhe Pjerin Ndreut, zbardhet lista me emrat e rrezikuar...

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit
x
BREAKING NEWS

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë do të përfundojnë në xhepat e tyre, nga shpërblimet dhe deri te mënyra se si do ta marrin pensionin, flasin ekspertët

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë
x
BREAKING NEWS

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh nga SPAK dosjet e aferave me pronat në ushtri, emrat ‘VIP’ që po hetohen me themel, skandalet që rrezikojnë të fundosin Bajram Begajn dhe pse imuniteti nuk e shpëton dot nga prangat e...

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh
x
BREAKING NEWS

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë shkatërruar në Shqipëri, Nasip Naço nxjerr blof Niko Peleshin dhe zbardh skandalet e Ministrisë së Mbrojtjes, si përfunduan për skrap uzinat e municioneve   

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë
x
BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x

Aktualitet

“Mbreti i padiskutueshëm i kokainës”/ U arrestua në Turqi, si mund t’i shpëtojë ekstradimit Dritan Rexhepi

“Mbreti i padiskutueshëm i kokainës”/ U arrestua në

Shqiptari nga fshati Velçë i Vlorës që konsiderohet si si një ndër trafikantët më të fuqishëm të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë, Dritan Rexhepi, mund t’i shpëtojë ekstradimit si në Itali Ashtu dhe në Shqipëri. Ai u arrestua dy ditë më parë nga Forcat Speciale në Turqi.

Lajmin e dha vetë ministri turk Ali Yerlikaya duke u krenuar se vendi i tij kishte arritur të lokalizonte dhe arrestonte një ndër trafikantët më të kërkuar të kokainës nga Interpoli.

Mirëpo, lideri i katerlit shqiptar “Kompania Bello” ku bëjnë pjesë 14 bandat më të fuqishme shqiptare të narkotrafikut, mund t’i shpëtojë ekstradimit dhe të lihet i lirë nga autoritetet në Turqi, në mungesë të ekzekutimit të ekstradimit në Itali ose Shqipëri.

“Mbreti i padiskutueshëm i kokainës”/ U arrestua në

Mediat ekuadoriane raportojnë se Dritan Rexhepi ka jetuar për shumë vite në këtë vend dhe atje ka një lidhje me një grua vendase, me të cilën gjithashtu ka dhe një fëmijë.

Kjo i mundëson 43 vjeçarit nga Vlora që të marrë pasaportën vendase dhe të pengojë ekstradimin, sepse Kushtetuta e Ekuadorit përcakton qartë se asnjë bashkatdhetar nuk mund të ekstradohet nga vendi. Megjithatë, edhe vetë autoritetet në Guayaquil nuk kanë informacion.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Lëvizshmërisë Njerëzore ka konfirmuar se nuk ka asnjë procedurë të vazhdueshme që lidhet me viza apo natyralizime me emrin Dritan Rexhepi. Megjithatë, shqiptari ka përdorur deri në gjashtë identitete të ndryshme, ndaj mund ta ketë nisur procesin e pasaportizimit me një emër tjetër ose thjesht nuk e ka nisur ende”, raportojnë mediat ekuadoriane.

Ministri turk i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya, tha se Rexhepi kishte hyrë në Turqi nga aeroporti i Stambollit me pasaportë kolumbiane të regjistruar në emrin e Benjamin Omar Perez Garcia.

Besohet se gjatë kohës që ka qenë në burg në Ekuador, Dritan Rexhepi ka vendosur kontakte me prodhues lokalë të kokainës dhe ka siguruar prej tyre çmim të ulët, duke furnizuar më pas Evropën. Ekuadori ndodhet në mes të prodhuesve më të mëdhenj të kokainës në botë: Kolumbia, në veri dhe Peruja, në jug.

Disa dokumente të gjykatës italiane e cilësuan Rexhepin si “mbreti i padiskutueshëm” me akses në “sasi të pafundme kokaine” i Kompanisë Bello, një kartel i përbërë nga 14 banda kriminale shqiptare të përfshira në trafikun e drogës dhe që, sipas autoriteteve, ka funksionuar që nga viti 2014 në Ekuador, Hollandë , Belgjikë, Shqipëri dhe Itali.