Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i bëri apel institucioneve qendrore, vendore, shoqërisë civile dhe medias që të bashkohen në fushatën e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e viktimave të krimit. Në një postim në rrjetet sociale, ministri Manja deklaroi dje se mbrojtja e viktimave ndaj dhunës është një detyrë qytetare. Ai kujtoi se nga data 15-22 shkurt do të jetë java e Mbrojtjes së Viktimave të Krimit në Shqipëri. “Qeveria shqiptare ka miratuar të parën strategji ndërsektoriale për mbrojtjen e viktimave ndaj krimit. Kjo strategji, siguron një kuadër garantues për mbrojtjen e viktimave. Nga data 15 deri më 22 shkurt 2024, Ministria e Drejtësisë organizon javën e Mbrojtjes së Viktimave në Shqipëri. Kjo nismë do të jetë e përvitshme. Ftojmë të gjithë aktorët, përfaqësues të institucioneve qendrore, vendore, shoqërinë civile, mediet dhe komunitetin të bashkohen me NE në këtë fushatë ndërgjegjësimi. Mbrojtja e Viktimave të Krimit është një detyrë qytetare për një shoqëri të sigurtë”, shkroi Manja.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë