Kushtet në shtëpinë e të moshuarve ne Fier të lënë për të dëshiruar. Ndonëse numri i azilkërkuesve është i lartë vetëm katër shtretër kanë mbetur të lirë.
Drejtuesja e institucionit thotë se në këtë shtëpi jetojnë 51 persona të cilët kanë vëmendjen e përkushtimit e gjithë stafit që është kthyer në një familje të dytë për ta. Të moshuarit vlerësojnë kujdesin por kërkojnë përmirësim të kushteve.
Ndërtesa e shtëpisë së të moshuarve në Fier është ngritur që në vitin 1960 dhe koha e ka amortizuar. Rezidentëve aty u është premtuar një ndërtesë e re dhe me kushte më të mira.