BREAKING NEWS

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët dhe drejtorët që kanë shërbyer si transportues të parave të tij dhe detajet nga biznesi i tij i fshehtë me lidhje në Indi ku 1 gur i bardhë bën 400 euro, Idajet Beqiri nxjerr të fshehtat trond...

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët
x
BREAKING NEWS

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën e PL, ja lista me emrat “VIP” që rrezikojnë prangat, nga falsifikimi i formularëve, te pastrim parave, Ilir Meta përjashton Monika Kryemadhin dhe të gjithë mbështetësit e saj në nivel drejtues...

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën
x
BREAKING NEWS

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll derën e kandidimit në zgjedhjet e 2025 zyrtarëve të korruptuar dhe atyre që kanë llogari të hapura me SPAK, kryeministri sfidon amerikanët dhe shpërthen në sulme e akuza ndaj Gjykatës Kushte...

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll
x
BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x

Aktualitet

Media e njohur franceze jehonë Tiranës: Epiqendra e një Shqipërie në lulëzim

Media e njohur franceze jehonë Tiranës: Epiqendra e një

Një qytet i rilindur dhe epiqendra e Shqipërisë e cilëson Tiranën e përditshmja franceze “La provence”.

Një nga gazetat më të madha në Francë citon se kryeqyteti shqiptar simbolizon imazhin e vendit, duke shtuar gjithashtu se kryebashkiaku nuk resht së promovuari punën e bërë gjatë këtyre viteve për transformimin e tij. Shkrimi vijon me një rrugëtim në destinacionet kryesore të Tiranës të cilat evokojnë identitetin e kryeqytetit shqiptar.

“Pra, është ajo që e parë nga qielli dhe nën petkun e një dielli rrezëllitës shfaqet më së fundmi, pasi ke përshkuar plazhe të panumërt ranore dhe ke kaluar Durrësin.
Tirana, epiqendra e një Shqipërie në lulëzim e sipër ku ndërtesat e reja mbijnë me shpejtësi në kontrast me ndërtesat e rrënuara, duke u bazuar tek mesazhet e kryebashkiakut i cili pret me dëshirë gazetarët për të promovuar një kryeqytet ne lulëzim të plotë.
Dhe kjo duket menjëherë sapo vendos këmbët në tokë pasi sapo del nga aeroporti i kryeqytetit, kjo Shqipëri me kontrastet e saj shfaqet papritmas; me rrënjët e saj por dhe moderne njëkohësisht. Në arterien e madhe të mbushur me njerëz që zbret në vijë të drejtë drejt qendrës së qytetit, Opel-ët e vjetruar dhe taksitë e vjetra Mercedez i sheh përkrah disa mjeteve elektrike kineze dhe ca veturave të tjera, çmimi i të cilave kalon 6 shifrat.
Ky peizazh, fushat dhe lokalet modeste i lënë vendin shtëpive më “flirtuese” dhe disa ndërtesave tregtare para se të ndeshesh me ndërtesa të tjera edhe më të mëdha.
Por Tirana nuk është vetëm kaq sepse sapo arrin në qytet një copë byrek me 100 lekë (1 euro) mund ta gjesh në një nga dyqanet e shumta që sheh në qendër të qytetit e po ashtu mund të shëtisësh përgjatë sheshit Skënderbej. Një lloj nyje lidhëse kryesore e qytetit ku gjenden ndërtesa, arkitektura e të cilave dëshmon për të kaluarën e vendit, një ndërthurje mes sundimit italian dhe komunizmit.
Ajo çka të tërheq fillimisht është Muzeu Historik Kombëtar i stilit sovjetik, i cili me mozaikun e tij madhështor evokon nocionin e lirisë së popullit shqiptar. E pamundur po ashtu të anashkalosh Sahatin e Tiranës i cili që nga viti 1821 ofron një pamje panoramike të qendrës së Tiranës e lartë 35 m ajo është kthyer në një simbol të qytetit.
E mbi të gjitha duhet marrë pak kohë për të vënë këmbët në këtë “bizhu” të periudhës osmane që është Xhamia e Ethem Beut, e hapur ne 1821 dhe ndërtimi i së cilës zgjati rreth 30 vite.
Fare pranë sheshit gjenden po ashtu dy elemente thelbësore për çdo arratisje kulturore në Tiranë. “Shtëpia e gjetheve”, e quajtur kështu për bimët kacavjerrëse që përshkojnë fasadën e saj. Bëhet fjalë për institucionin e vjetër të shërbimeve sekrete, të kthyer në muze dhe evokon momentet më të errëta të historisë së Shqipërisë, sa i përket survejimit të popullsisë.
Po ashtu muzeu Bunk-Art i cili ruan me përkujdesje disa mbetje të regjimit të Enver Hoxhës, udhëheqësi komunist shqiptar nga 1944 deri 1985 dhe që në mënyrë paranojake ndërtoi me dhjetëra e mijëra bunkerë në gjithë vendin.
Po ushqimi, ku qëndron në gjithë sa përmendëm? Jo larg sheshit Skënderbej ndodhet Kalaja e Tiranës, nga e cila sot ka mbetur veç një pjesë por ku mund të gjesh mjaft dyqane dhe kryesisht restorante. Ajo që mund të themi është se shqiptarët nuk i bëjnë gjërat përgjysmë.
Mbi të gjitha kur të serviren disa lloje shijesh dhe me një sens shërbimi që nuk ka të krahasuar. Djathra, speca të pjekur e mbi të gjitha mishi i qengjit i cili përbën menunë më domethënëse të kuzhinës shqiptare.”