Neritan Sejamini ka qenë i ftuar në një program televiziv ku u diskutua lidhur me gjyqtaren Irena Gjoka, e cila është gjyqtare në çështjen Beleri dhe çështjen Berisha, ndaj së cilës mediat greke sot kanë hedhur dyshime se ka qenë e arrestuar dhe dëbuar nga Greqia, por nuk i ka deklaruar gjatë vettingut.
Sejamini tha se kjo e kompromenton procesin ndaj Belerit dhe Berishës ndaj KLGJ duhet të ndërhyrë duke e pezulluar Gjokën.
“Biseda ka shumë dimensione. Ne duhet ta shohim si problem tonin, ta lëmë Greqinë dhe Belerin jashtë. Nëse kjo gjyqtare i ka bërë apo jo këto shkelje. E lëmë vettingun, Greqinë mënjanë. Nëse ne marrim vesh që një gjyqatre ka shkelur ligjin, si reagojmë? Ky është testi i drejtësisë.
Nëse kemi një gjyqtare që ka shkelur ligjin dhe është kryetare e gjykatës, është një problem i drejtësisë dhe një provë për drejtësinë. Si do të sillet sot drejtësia me Irena Gjokën? Parimi bazë është, të gjithë të barabartë para ligjit. Edhe gjyqtarët dhe prokurorët duhet të jenë të barabartë. Si reagon sistemi ndaj saj? Ku është sot KLGJ? Minimalisht duhet ta pezullojë në mënyrë administrative.
Është e domosdoshme që ndaj saj, pavarësisht fakteve, ka mjaftueshëm për të hedhur dyshim mbi sjelljen e saj. Çfarë do të bëjë drejtësia me një nga të vetët? Kjo zonjë është përfshirë në dy procese me ndjeshmëri të lartë politike. Legjitimiteti i tyre do të varet edhe nga pastërtia e figurës së zonjës Gjoka. Ajo zëvendësohet te zoti Beleri dhe Berisha dhe procest të mos kompromentohen, nga politika, nga pasionet, etj.
Është e padiskutueshme, që edhe e pafajshmë po të jetë zonja Gjoka, mënjanimi i saj është i nevojshëm për të garantuar procesin. Zoti Berisha është nën arrest shtëpie pa akuzë. Është standard shumë i ashpër. Ndërkohë kemi një zonjë, që ta lëmë të gjykojë? Është e papranueshme për drejtësinë dhe KLGJ.
Ka një parim, nëse një institucion është në krizë, duhet të pranojë gabimin dhe të ecë përpara. Sa më shumë e zvarrit, i humbet imazhi.
Drejtësia ka në dorë të tregojë se janë të jashtëzakonshëm. Vetë KLGJ duhet të shpëtojë nderin dhe legjitimitetin e vet”, tha Sejamini.