Një i shoqëruar në dhomat e paraburgimit në komisariatin Nr.1 në Tiranë është arratisur. Teksa po merrej në pyetje, mbrëmjen e sotme është hedhur nga kati i 3 i Komisariatit Nr. 1 Orges Milo.
Ky i fundit po merrej në pyetje, pasi ishte i ndaluar për vjedhje .
Pasi është hedhur nga kati i 3, Orges Milo është arratisur drejt rrugës "Hoxha Tasim".