BREAKING NEWS

Ish kryeprokurorja ngre alarmin: Kemi më shumë shtëpi bari se shkolla

Ish kryeprokurorja ngre alarmin: Kemi më shumë shtëpi bari se
x
BREAKING NEWS

"Plastifikohet, lyhet me graso dhe vendosen letra karboni...", Karamuço zbulon metodat e reja që po përdorin trafikantët

"Plastifikohet, lyhet me graso dhe vendosen letra karboni...",
x
BREAKING NEWS

Çfarë i kërkoi në tavolinë ambasadorja Yuri Kim-Damian Gjiknurit? Kreshnik Spahiu zbulon prapaskenat

Çfarë i kërkoi në tavolinë ambasadorja Yuri
x
BREAKING NEWS

A po i çon Rama "miqtë" në burg? Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë dhe zbardh prapaskenat: Konfrontimi me amerikanët në hotel

A po i çon Rama "miqtë" në burg? Kreshnik Spahiu plas
x
BREAKING NEWS

Urdhër arresti për Putinin, reagon Gjykata Ndërkombëtare Penale

Urdhër arresti për Putinin, reagon Gjykata Ndërkombëtare
x
BREAKING NEWS

Nën përgjim prej 3 vitesh nga policia dhe SPAK, Klodiana Lala zbardh detaje nga dosja, si u zbulua lidhja e kryebashkiakut të Bulqizës me biznesmenin që i dha tenderin

Nën përgjim prej 3 vitesh nga policia dhe SPAK, Klodiana Lala zbardh
x
BREAKING NEWS

Gazetari tregon pse ju vendosën prangat kryebashkiakut të PS-së: Ju rrëfej takimet në tunel

Gazetari tregon pse ju vendosën prangat kryebashkiakut të
x
BREAKING NEWS

Takimi Kosovë-Serbi në Ohër/ Kurti tregon prapaskenat dhe rrëfen kërcënimin e Vuçiç

Takimi Kosovë-Serbi në Ohër/ Kurti tregon prapaskenat dhe
x

Aktualitet

Merrte ryshfet nga farmacitë, arrestohet punonjësi i Agjencisë së Barnave, në kërkim bashkëpunëtori i tij, lihet në burg edhe 43-vjeçari që u kap me “shtëpi bari” në Shijak

Merrte ryshfet nga farmacitë, arrestohet punonjësi i Agjencisë

Prokuroria Tiranë ka ndaluar punonjësin e Agjencisë së Barnave, ndërkohë është shpallur në kërkim një tjetër pasi akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasive të personave që ushtojnë funksione publike”. Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se u ndalua shtetasi L.C., ndërsa u shpall në kërkim shtetasi A.L. Mësohet se këto të fundit gjatë ushtrimit të detyrës u kanë kërkuar farmacive në Tiranë shuma monetare që variojnë nga 30.000 -50.000 lekë si shpërblim që të mos i ndëshkojnë me masa administrative kur i konstatojnë me shkelje. “Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, disponojnë informacione të marra në rrugë operative, ku rezulton se punonjës të Agjencisë së Barnave gjatë ushtrimit të detyrës së tyre tek subjekte private farmaceutike Tiranë, kanë konsumuar elementë të veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i K. Penal, pasi u kërkojnë dhe u marrin shuma monetare që variojnë nga 30.000 – 50.000 lekë subjekteve private si shpërblim që të mos i ndëshkojnë me masa administrative kur i konstatojnë me shkelje”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Lihet në burg Krasniqi

Ndërkohë dje është caktuar masa "arrest me burg" për Fredi Krasniqin, i cili u arrestua pasi u kap me ‘shtëpi bari’ në Durrës. Mediat kanë publikuar dje dëshminë e 46-vjeçarit gjatë marrjes në pyetje. Mësohet se Krasniqi ka mohuar se armët dhe kanabisin e kultivonte për llogari të grupeve kriminale. Sa i takon armëve, Krasniqi ka deklaruar se i ka ruajtur që prej trazirave të vitit 1997. Ndërsa për kanabisin, 46-vjeçari ka deklaruar se e kishte mbjellë pasi i duhej që të fitonte para shpejt për shkak se nuk ka mundësi për të paguar një ndërhyrje kirurgjikale.  “Armët i kam ruajtur që prej kohës së trazirave që përkon me vitet 97’ dhe i kam ruajtur që në atë periudhë brenda një muri të dyfishtë. Bimët narkotike i kam mbjellë për të përfituar para të shpejta për shkak të disa problemeve shëndetësore dhe kjo ishte e vetmja mënyrë për t’ia arritur. Kam nevojë për ndërhyrje kirurgjikale dhe nuk mund ta përballoj koston në formë tjetër. Çdo impiant që është vendosur në shtëpi, është bërë nga unë dhe nuk ka financuar asnjë grup kriminal”, ka dëshmuar Fredi Krasniqi. Pas seancës gjyqësore, avokati i tij mbrojtës Aleksander Ndrejaj deklaroi se klienti i tij është i sëmurë e për këtë arsye i kërkuan gjykatës një masë më të lehtë, “arrest shtëpie”, gjë që nuk u pranua. Ashtu si klienti i tij, edhe avokati Ndrejaj deklaroi se arsenali i armëve i sekuestruar i përket vitit 1997 dhe Krasniqi po priste një amnisti për t’i dorëzuar ato në polici dhe se ishte lehtësisht e verifikueshme që objektet ishin prej kohësh në këtë godinë pa u prekur. Avokati Ndrejaj përjashtoi mundësinë e implikimit në këtë çështje të vëllait tjetër Selman Krasniqi, i cili është shpallur në kërkim prej disa ditësh dhe ende nuk është bërë i mundur ndalimi i tij nga ana e policisë, pasi ky i fundit ndodhet jashtë shteti.

Edhe në Vlorë krimi vëzhgon lëvizjet e policisë

Nga ana tjetër, pas Shkodrës, policia ka kryer kontrolle edhe në Vlorë për çmontimin dhe sekuestrimin e kamerave të sigurisë të cilat dyshohet se janë vendosur nga grupet kriminale për të vëzhguar lëvizjet e efektivëve të policisë. Për rrjedhojë pas aksionit të ‘bluve’ të Vlorës, janë sekuestruar 16 kamera sigurie të vendosura në 6 lagje të qytetit. Kamerat të cilat ishin instaluar në lagjet “Uji i Ftohtë”, “1 Maji”, “24 Maji”, “Lirim” dhe “Hajro Çakërri” ishin të lidhura me aparate celularë të personave të ndryshëm. Ndërkohë ende nuk ka informacione mbi identitetin e personave të cilët kanë instaluar këto kamera sigurie me qëllim vëzhgimin e lëvizjeve të policisë. Kujtojmë se një ditë më parë u çmontuan 38 kamera spiune në 3 lagje të Shkodrës. Ndërhyrja u bë në lagjen “Guerrile”, e njohur ndryshe si lagjja “Kiras”, po ashtu me prezencë të grupit të Licëve. Aksioni për çmontimin e kamerave vijoi në lagjen “Kongresi i Përmetit”, apo njohur si zona e “Zdrales” dhe në lagjen “Salo Halili”, njohur si zona e Urës së Thive.