Gazetarja Gilidona Daci, e ftuar në një emision televiziv tha se sipas informacioneve nga Prokuroria e Tiranës, janë rreth 17 mijë qytetarë që janë të prekur nga mirokreditë.
Daci u shpreh se shumë nga këta persona që janë të prekur, mund ta kenë shlyer kredinë, por për shkak të ndonjë gjobe janë në borxhe, dhe nuk kanë mundësi ekonomike ti paguajnë.
“Rasti i mikrokredive sipas informacioneve nga Prokuroria e Tiranës, po verifikojnë të paktën 17 mijë raste qytetarë të ndryshëm që janë prekur nga mikrokreditë, të cilët i kanë marrë nga bankat e vogla për një mijë e një arsye që ato kredi mund të mos jenë shlyer. Ajo që është më skandalozja është që ka pasur persona që kanë shlyer këstin e fundit të kredisë por kanë ose nuk i është thënë që kanë pasur një gjobë për shkak të një vonese, nuk i është thënë që kanë një gjobë 1000 lekë ose 2000 lekë, por nga 2006 deri në 2023 kur filluan të shpërthenin mikrokreditë dhe këto institucione u hapën si kërpudha pas shiut ai 1000 lekshi është bërë 100,000 lekë dhe shumë njerëz nuk kishin mundësi ekonomike për ti paguar”, tha Daci.