BREAKING NEWS

E rëndë/ Gjendet i vdekur shtetasi në një hotel, dalin detajet e para

E rëndë/ Gjendet i vdekur shtetasi në një hotel, dalin
x
BREAKING NEWS

"Të presim thesin e lekëve në kurriz?" Gazetari zbardh detaje për akuzat e Ahmetajt: Mund të ndjekë edhe rrugën e arratisjes si Adriatik Llalla

"Të presim thesin e lekëve në kurriz?" Gazetari zbardh
x
BREAKING NEWS

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë?!”/ Reagon Rama, kërkon sqarime nga OKB: Gabim serioz apo lapsus? Jepni sqarime menjëherë

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë?!”/ Reagon Rama,
x
BREAKING NEWS

A do arrestohet Ahmetaj? Juristja shpjegon prapaskenat: Ja çfarë po ndodh pas dyerve të SPAK

A do arrestohet Ahmetaj? Juristja shpjegon prapaskenat: Ja çfarë po
x
BREAKING NEWS

Akuzat mbi Arben Ahmetajn, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat: Rrezikon 10 vjet pas hekurave, ja ku ndryshon me Saimir Tahirin

Akuzat mbi Arben Ahmetajn, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat: Rrezikon 10 vjet
x
BREAKING NEWS

“Mikun mbaje pranë, armikun edhe më pranë”/ Çfarë po paralajmëron Artan Hoxha? Ja mesazh i koduar që jep nga Shkupi

“Mikun mbaje pranë, armikun edhe më pranë”/
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’ dhe zbardh skemën që po përdoret: Arben Ahmetaj do arrestohet kur Rama të jetë në këtë shtet, jo rastësisht...

Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’ dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

A po zhduk provat Ahmetaj? Spahiu zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Akuzat mund të rrudhen deri në…

A po zhduk provat Ahmetaj? Spahiu zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Akuzat
x

Aktualitet

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja

Niveli i lartë i çmimeve pritet të stabilizohet në fund të këtij vitit..Pas një viti të vështirë ku inflacioni arriti në nivele rekord,ministria e financave parashikon që inflacioni do rikthkehet gradualisht drejt targetit të tij prej 3% në fund të vitit 2023.

Në kuadrin makroekonomik për vititin 2024-2026 të publikuar së fundmi vlerësohet se inflacioni në vend do të vijoj të qëndroj rreth këtij niveli edhe në vitet e ardhshme. Niveli më i lartë i inflacionit është regjistruar në muajin Tetor të vitit të kaluar me 8.3 për qind dhe më pas ka nisur një tendencë rënëse duke arritur në 7.4% në muajin dhjetor.

Nisur nga ulaj e nivelit të inflacionit ecuria ekonomike në vend pritet të jetë pozitive.Një ngadalësim parashikohet vetëm për këtë vit ku niveli i rritjes ekonomike pritet të jetë 2.6% ndërsa duke nisur nga viti i ardhshëm niveli i rritjes së ekonomisë në vend parashikohet të jetë më i lartë duke u rikthyer nivelit prej 4%.

Gjatë periudhës afatmesme rritja pritet të gjenerohet kryesisht nga kërkesa brendshme, si konsumi, ashtu edhe investimet.Konsumi privat parashikohet të jetë sërish nxitësi kryesor i rritjes së PBB-së, stimuluar kryesisht nga përmirësimi i besimit të konsumatorit, si dhe nga përmirësimi në tregun e punës. Këto të fundit priten të transmetohen në një rritje graduale të pagave, të cilat do tëstimulojnë të ardhurat reale të disponueshme të individëve

Po ashtu ministria e financave vlerëson se edhe kredimarrja për konsum do të nxitet edhe nga përmirësimi I kushteve financiare të individëve, pas kapërcimit të efektit negativ që goditja e ofertës ka shkaktuar në inflacion dhe në normat e interesit. Ndërsa rritja graduale e investimeve pritet të nxitet nga një shfrytëzim më i intensifikuar i kapaciteteve ekzistuese të prodhimit, si dhe nga përshpejtimi i aktivitetit ekonomik gjatë periudhës si dhe nga perceptimi i përmirësuar i biznesit mbi perspektivën ekonomike afatmesme.

TETOR 2022 8.3%
NËNTOR 2022 7.9%
DHJETOR 2022 7.4%

RRITJA EKONOMIKE
2022 3.7%
2023 2.6%
2024 3.8%
2025 3.9%
2026 4 %