BREAKING NEWS

SHBA thirrje qeverive partnere të izolojnë Sali Berishën, kërkohet bllokim vizash për “listën e zezë” të Amerikës

SHBA thirrje qeverive partnere të izolojnë Sali Berishën,
x
BREAKING NEWS

Fondet për rindërtimin pas tërmetit, ligji për tatimin mbi të ardhurat dhe gjendja ekonomike shkaktojnë debate të forta në Kuvend, opozita akuza qeverisë për mungesë transparence dhe shpopullimin e vendit

Fondet për rindërtimin pas tërmetit, ligji për tatimin mbi
x
BREAKING NEWS

EMRI/ Arrestimi i Lefter Allës nga SPAK, zgjidhet kryetari i ri i bashkisë së Bulqizës

EMRI/ Arrestimi i Lefter Allës nga SPAK, zgjidhet kryetari i ri i
x
BREAKING NEWS

Po Adriatik Llalla ka marrë azil politik? Kreu i SPAK zbardh detajet: Po punojmë për...

Po Adriatik Llalla ka marrë azil politik? Kreu i SPAK zbardh detajet: Po
x
BREAKING NEWS

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e Alibeajt, koalicioni Meta-Berisha vijon garën për zgjedhjet e 14 majit, Celibashi kërcënon me sanksione ata që abuzojnë me simbolet e PD

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e Alibeajt, koalicioni Meta-Berisha
x
BREAKING NEWS

Do përfshihet SPAK në hetimet për sulmin ndaj 'Top Channel'? E zbulon Altin Dumani dhe bën paralajmërimin e fortë

Do përfshihet SPAK në hetimet për sulmin ndaj 'Top
x
BREAKING NEWS

Ja si do bëhet rritja e pagave për punonjësit e administratës dhe 2 hapat që do ndiqen për të bërë realitet këtë premtim, zbardhen detajet

Ja si do bëhet rritja e pagave për punonjësit e
x
BREAKING NEWS

“Duhet të gjendet pronari”/ Dumani zbardh prapaskenat e hetimeve për inceneratorët

“Duhet të gjendet pronari”/ Dumani zbardh prapaskenat e
x

Aktualitet

Çmontimi i kamerave të sigurisë, eksperti Softa: Të gjitha prodhim kinez, kontrollojnë edhe në errësirë

Çmontimi i kamerave të sigurisë, eksperti Softa: Të gjitha

Eksperti i sigurisë Fation Softa insiston se kamerat e sigurisë që janë çmontuar në të gjithë vendin tonë duhet të ishin hequr me kujdes që të përdoreshin për të zbuluar detaje nga ngjarje të ndryshme. Në një intervistë për mediat dje, eksperti Softa deklaroi se kamerat ishin të gjitha prodhim kinez me një teknologji të lartë që kontrollonin dhe gjatë natës. “Ky operacion ka një plan masash dhe një objektiv jo vetëm për cmonitimn e tyre por edhe për të identifikuar individët që i kanë montuar. Të gjitha kamerat janë të prodhimit kinez dhe janë të janë të një teknologjie të cilët janë me një lloj shikueshmërie të admirueshme, janë 4 megapixel dhe kontrollojnë edhe në kushte errësire. Duke qenë se janë me kablo internet, shkojnë dhe e cojnë sinjalin e tyre në një server. Kamerat duhet të ripërdoren dhe të bëhet plan për vendosjen e tyre se janë parandalim për shumë ngjarje. Në shumë raste, kanë qenë kamerat e subjekteve private që kanë zbuluar ngjarje të ndryshme”, deklaroi Softa. Ndërkohë gazetari i Report Tv, Sokol Dema që ka ndjekur operacionin e policisë për çmontimin e kamerave gjatë këtyre ditëve, përmend rastin e Shkodrës duke thënë se është jetike që të gjenden serverat për zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale. “Shkodra e ka shumë të nevojshme gjetjen e serverave se do të shkonte drejt zbardhjes së disa ngjarjeve kriminale që kanë ndodhur në të shkuarën. Shkodra është e veçuar sepse në 2 lagjet e shumëpërfolura ku nisi operacioni, në të shkuarën ndodhën shumë ngjarje kriminale dhe policia ka patur të pamundur të ketë akses dhe të shkojë drejt zbardhjes se ka qenë kamera pa zot dhe s’ka pasur asnjë server”, deklaroi Dema. Që prej fillimit të operacionit “Fijet” policia ka asgjësuar 451 kamera sigurie të vendosura pa leje dhe me synim spiunimin e grupeve rivale dhe efektivëve të policisë. Nën hetim, në 9 qarqe ku operacioni është shtrirë janë vënë 83 persona, një pjesë e madhe e të cilëve me precedent të theksuar kriminal. Emra si Plaurent Dervishaj, Avdylajt e Shijakut, Saimir Taullau në Lushnje, e më gjerë.

 

 

Më të lexuarat