BREAKING NEWS

Gati goditja surprizë ndaj zyrtarëve të korruptuar, SHBA sjell specialistët e OPTAD dhe prokurorët kroatë që arrestuan Sanaderin për të asistuar SPAK, një “peshk i madh” pritet të arrestohet

Gati goditja surprizë ndaj zyrtarëve të korruptuar, SHBA sjell
x
BREAKING NEWS

Edi Rama gati të braktisë qeverinë, nuk pranon mandat të katërt, ja arsyet pse kryeministri do largohet dhe kur do ta lërë postin

Edi Rama gati të braktisë qeverinë, nuk pranon mandat të
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri kallëzon në SPAK Ulsi Manjën, një prokuror dhe dy gjyqtarë, ja 3 veprat e rënda penale që kanë kryer, zbardhen detaje nga dosja, si po mbahet në burg pa ligj “tmerri i italianëve” 

Idajet Beqiri kallëzon në SPAK Ulsi Manjën, një prokuror dhe
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh strategjinë që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga arresti me burg dhe rrëfen të pathënat e 20 shkurtit 1991, ja si Berisha ka qenë kundër rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, si u largua atë ditë nga bulevardi me një makinë të Si...

Ilir Demalia zbardh strategjinë që po ndjek Ilir Meta për të
x
BREAKING NEWS

Ilir Beqaj drejt arrestimit, hetimet për ish-ministrin e Shëndetësisë janë shtrirë deri në Poloni për transferta të dyshimta parash, hetuesit futin në “sitë” lidhjet klienteliste, favorizimet me kompanitë të ndryshme farmaceutike, ja çfarë është gjendu...

Ilir Beqaj drejt arrestimit, hetimet për ish-ministrin e
x
BREAKING NEWS

Rëndohen pozitat e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ja “perlat” që dyshohet se janë gjetur në celularin e sekuestruar në shtëpinë e nënës së deputetes së PL, hetuesit vizita “blic” nëpër institucione të ndryshme, skaner banesave të bashkëpunëtorëve të...

Rëndohen pozitat e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ja
x
BREAKING NEWS

Berisha u ka futur bërryla atyre që i shihte si rrezik, disa i largoi jashtë vendit dhe të tjerët i ka ekzekutuar, ja njerëzit që po përdor për të zgjidhur hallet e tij me SPAK, Ilir Meta është hajduti i famshëm i floririt, Fatos Mahmutaj zbardh prapas...

Berisha u ka futur bërryla atyre që i shihte si rrezik, disa i largoi
x
BREAKING NEWS

Britanikët tronditin pushtetarët shqiptarë, mbërrin grup i posaçëm në Tiranë për pastrimin e parave, nënshkruhet pakti mes SPAK dhe NCA, nisin procedurat për të dorëzuar dosjet për llogaritë në Londër

Britanikët tronditin pushtetarët shqiptarë, mbërrin grup i
x

Aktualitet

Mos harroni çadrat/ Reshje shiu dhe dëborë në vend, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Mos harroni çadrat/ Reshje shiu dhe dëborë në vend, ja

Një sistem i fuqishëm vranësirash do të vendoset në territorin shqiptar duke sjellë reshje shiu në Ultësirën Perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat malore. Parashikohet që reshjet të jenë në sasi të pakta por ngricat në akset rrugore mbeten problematike në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore. Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të vijojnë me vranësira, shira dhe dëborë të izoluar.

Gjatë natës do të ketë ndërprerje të reshjeve në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -2°C deri në 13°C. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 60 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, për pasoje në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Vranësirat e dendura do të dominojnë kushtet e motit në Kosovë përgjatë gjithë 24 orëshit, ku parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje dëbore. Pritet që reshjet e dëborës më të fokusuara të jenë në qytetet përgjatë kufirit Perëndimor dhe Veriperëndimor.

Prezenca e lart e lagështirës, reshjet e dëborës si edhe temperaturat e ulëta do të sjellin problematikën e ngricave në akset rrugore në një pjesë të madhe të Republikës së Kosovës. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4 gradë C deri në 7 gradë C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht verior dhe veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Si pasojë e kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik pjesa më e madhe e MV do të jetë nën dominimin e vranësirave dhe reshjeve të dëborës ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore të republikës së MV. Parashikohet; që të njëjtat kushte të paqëndrueshme atmosferike të na shoqërojnë edhe gjatë pasdites ku vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës të jenë dominante, pritet ndërprerje e tyre vetëm në orët e vona të natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehte në orët e mëngjesit por mesdita do të sjellë 2 gradë rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -4°C minimalja deri në 8°C vlera maksimale. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites dhe e fortë pasdite duke arritur shpejtësinë mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht verior dhe veriperëndimor.

Europa

Si pasojë e zhvillimit të një qendre të fuqishme Ciklonare në Veri- Veriperëndim të kontinentit do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike në ishujt Britanikë, dhe gadishullin Skandinav duke sjellë vranësira dhe reshje të dendura shiu; shoqëruar herë pas here me stuhi të fuqishme ere, ndërkohë në Skandinavi priten edhe reshje të dendura dëbore. Po ashtu, Europa qendrore si edhe pjesërisht, gadishulli i Ballkanit do të përfshihet nga një sistem i fuqishëm vranësirash duke sjellë reshje shiu e dëbore ndërsa nën ndikimin e motit të kthjellët por të ftohtë do të paraqiten vetëm Europa Lindore si edhe rajoni i Balltikut.

Më të lexuarat