Bëhet me dije se si pasojë e motit të keq, disa anije peshkimi janë dëmtuar në Radhimë të Vlorës. Anijet janë përplasur me njëra-tjetrën në kalaten e portit nga erë e fortë.
Ndërkohë në Karaburun në vaskat e peshkut janë çarë rrjetat dhe disa varka të tjera i ka marrë deti gjatë natës. Prej disa ditësh në gjithë territorin e vendit mbizotëron mot i keq, ku në zonat bregdetare dallgët arrijnë disa ballë.