Ministria e Jashtme ka përcjellë një mesazh për të gjithë qytetarët shqiptarë, duke i këshilluar që të shmangin përkohësisht udhëtimet në Egjipt, kjo referuar situatës e cila është përkeqësuar, pas grushtit të shtetit dhe rrëzimit të presidentit Morsi.
Ministria e Punëve të Jashtme u bën thirrje edhe qytetarëve që ndodhen në këtë vend për arsye të ndryshme, që të evitojnë qendrat e manifestimeve dhe konflikteve.
Po kështu, Ministria e Jashtme i sugjeron qytetarëve që udhëtojnë ose ndodhen në Egjipt, të qëndrojnë gjithnjë të informuar për gjendjen e sigurisë, të komunikojnë në çdo kohë me shërbimin konsullor të Ambasadës së Shqipërisë në Kajro, si dhe me Drejtorinë Konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme.