Ndarja nga jeta e shkrimtarit Ismail Kadare bëri bujë jo vetëm në vend por edhe në mbarë botën. Të shumtë ishin liderët botërorë që shprehën mesazhe ngushëllimi për familjen Kadare.
Pozita dhe opozita u bashkuan në nder të shkrimtarit duke shprehur keqardhjen por edhe mendimet në lidhje me kontributin e tij.
Analisti Ilir Demaliaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar pas një mesazhi të demokratit Agron Gjekmarkaj ku theksonte se duke marrë shkas nga vdekja e Kadaresë, qeveria duhet të shpallë një konkurs ndërkombëtar për një ansambël muzeal ku të jetë dhe varri i tij.
Postimi i plotë i Demaliaj:
Nuk është puna tek Kadare, por shikoni o njerëz, në ç’gjendje jemi si shoqeri dhe ajo e vetquajtura elite intelektuale? Nuk kemi kurrë farë lidhje me raportin me të vertetën dhe shoqerite moderne. Primitivitet provincial qe çfaqet në idolartri, pa mendim individual por turma skllevërish. Kjo dite po me ngjason me 11 prill 1985 si çfaqje. Viktor Hygo, Balzak jane varrosur në varreza normale në Cemetery Pere Lachaise in Paris, shkrimtar qe trondisin botën edhe sot.
Era Istrefi feston sot ditëlindjen, ja mosha e këngëtares
Besojeni ose jo, Era Istrefi ka festuar ditën e djeshme 30-vjetorin. Këngëtarja ka lindur në 4 korrik 1994 dhe kështu...
Lexo më shumë