BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x
BREAKING NEWS

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të rënda” të politikës, Altin Dumani jep detajet për Berishën, Ramën e Veliajn, flet për policët në shërbim të krimit dhe kërcënimet ndaj prokurorëve specialë, në ndihmë të SPAK 32 skuadra të përbashkëta hetimore...

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të
x
BREAKING NEWS

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe “Sky” kanë rënë ministra dhe deputetë socialistë, Edi Rama gati t’i hedhë në “gojën” e SPAK për të shmangur rrëzimin nga pushteti, ja si ish-kreu i SHISH Visho Ajazi u përfshi në pazare me Saimir T...

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe
x
BREAKING NEWS

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas “bombës” së KPA, ja emri pretendent që ka mazhorancën e votave në Këshill

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita Malltezit për t’u katapultuar në krye të partisë fut “zjarrin” brenda Rithemelimit, krahu i djathtë i Sali Berishës del hapur kundër vajzës së ish-kryeministrit

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita
x

Aktualitet

Ndërtim i paligjshëm dhe dokumente të rreme, sekuestrohet vila dy katëshe në kryeqytet

Ndërtim i paligjshëm dhe dokumente të rreme, sekuestrohet vila dy

Prokuroria e Tiranës ka sekuestrur një vilë 2-katëshe në Petrelë, pasi dokumentacioni tekniko-ligjor rezultoi me të dhëna të rreme. Prokuroria bënë me dije se objekti i ndërtimit rezulton të jetë në emër të Xh.Ç., me sipërfaqe toke rreth saj 660 m2. 

Sipas Prokurorisë, duke qenë se vazhdimi i mëtejshëm i ndërtimit rëndon pasojat si dhe faktin se ky ndërtim është kryer në shkelje të plotë të ligjit, duke qenë para elementeve të figurave të veprave penale të “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, për sa kohë që materiali i falsifikuar ka shërbyer për lëshimin e lejes përkatëse nga ana e Bashkisë Tiranë, çmohet se organi i akuzës ndodhet në kushtet kur duhet të vendosë sekuestro preventive.

NJOFTIMI:

‘Ndërtim i paligjshëm’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’, Prokuroria e Tiranës sekuestron vilën 2-katëshe në Petrelë. Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u vendos sekuestro preventive mbi një objekt ndërtimi dy kate në emër të shtetasit Xh.Ç. me sipërfaqe toke rreth saj 660 m2 në Kërrabë, Petrelë, pjesë e parcelës ku Prokuroria sekuestroi edhe 7 ndërtesa në formë vilash me strukturë betoni me sipërfaqe të ndryshme dhe me mbulesa të llojit çati dhe tarracë betoni.
Ndërtimet ishin formalisht të pajisura me leje rindërtimi, por që dokumentacioni tekniko-ligjor rezultoi me të dhëna të rreme.

Në vitin 2023, u regjistrua procedimi penal nr.504 për veprën penale “Ndërtim të paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a i K.Penal në lidhje me ndërtimin e kryer nga ana e shtetasit Xh. Ç. në parcelën me numër nr.2/a të Ekonomisë Pyjore Krrabë, Petrelë. Në vijim të hetimeve për ndërtimet pa leje, u konstatua se në parcelën pyjore nr.2/a të ekonomisë pyjore ‘Krrabë–Gurrë’, janë kryer ndërhyrje të cilat bien në kundërshtim me legjislacionin e pyjeve dhe në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit.

Nga studimi i akteve, rezultoi se përveç veprës penale “Ndërtim i paligjshëm” është konsumuar edhe vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” e parashikuar nga neni 186 i K.Penal, pasi sipas Akt Ekspertizës së Thelluar, dt.12.09.2022, në pamje të parë duket të jetë lëshuar nga Instituti i Ndërtimit por që nga informacioni i marrë, ky akt nuk rezulton të jetë kryer përsa kohë nuk është proceduar me kryerjen e një veprimi të tillë për shtetasin Xh.Ç. Duke qenë se vazhdimi i mëtejshëm i ndërtimit rëndon pasojat si dhe faktin se ky ndërtim është kryer në shkelje të plotë të ligjit, duke qenë para elementeve të figurave të veprave penale të “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikimit të dokumenteve” sipas neneve 199/a dhe 186 të K.Penal, për sa kohë që materiali i falsifikuar ka shërbyer për lëshimin e lejes përkatëse nga ana e Bashkisë Tiranë, çmojmë se ndodhemi në kushtet kur duhet vendosur sekuestro preventive.