Gazment Nebiu, një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Vlorë gjatë periudhës 1997-2000 dhe anëtar kryesor i bandës së armatosur të “Gaxhait”, ka thyer heshjen e arratisë së tij, duke depozituar një kërkesë në sekretarinë e Gjykatës së Lartë. Përmes kësaj kërkese të firmosur nga vetë Nebiu, i dënuari me 25 vite burgim dhe një ndër njerëzit më të kërkuar të Drejtësisë Shqiptare, kërkon nga Gjykata e Lartë, ti rihapë çështjen penale ku ai rezulton të jetë dënuar në mungesë. Prej shumë vite Policia e Shtetit e kërkon Nebiun si njeriun që qëndron në Top-Listën e personave që duhet të arrestohet. Por në kërkesën drejtuar Gjykatës të firmosur nga vetë Nebiu thuhet se: “…unë, i dënuari Gazmend Nebiu, nuk kam pasur asnjë dijeni në lidhje me vendimmarrjet e Gjykatës së Krimeve të Rënda deri në datën 20 prill 2022, datë në të cilën jam vënë në dijeni nga familjarë të mi. Nëpërmjet kësaj kërkese të paraqitur kërkoj rishikimin e vendimeve penale të dhëna në ngarkimin tim si dhe pezullimin e vënies në ekzekutim të tyre…”. “Ora Neës” mëson se kërkesa e Gazment Nebiut është regjistruar në Gjykatën e Lartë në 6 dhjetor 2023 dhe pritet që çështja të shqyrtohet nga relatori i dosjes Medi Bici. Nebiu ka qenë pjesëtar i bandës së armatosur e njohur si “Banda e Kakamit” dhe për këtë arsye Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, “Krijimi i bandës së armatosur”, “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të bandës së armatosur”, “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të bandës së armatosur” dhe “Armëmbajtja pa leje, në kuadrin e bandës së armatosur”. Nebiu, ndodhet në Top-Listën e personave më të kërkuar nga Policia e Shtetit, pasi 1 vit më parë emri i tij ndodhej mes tre personazheve më të kërkuar si Dritan Rexhepi dhe Bledar Mneri.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë