Gjykata e Apelit ndryshoi vendimin e dënimit të Arbër Paplekajt për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan gjatë një konflikti në fushatën për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, duke e dënuar atë me 7 vjet heqje lire për “vrasje të kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”.
Lidhur me këtë gazetari Sokol Bregu, i ftuar në një studio televizive, u shpreh se gjyqësori dje prodhoi drejtësi pasi ka patur gjithmonë dilema se çfarë ndodhi dhe kush qëlloi i pari.
Ai tha se pas vendimit të Shkallës së Parë Paplekaj kërkoi rindërtimin e vendit të ngjarjes ëe cila u bë në 9 prill të këtij viti që çoi dhe në rikualifikimin e veprës penale. Sipas tij, Paplekaj ka qëlluar për të mbrojtur shokun e tij të plagosur dhe se shënjestra nuk ka qenë Pjerin Xhuvani, por personi që qëlloi i pari.
“Gjyqësori dje prodhoi drejtësi në opinionin tim. Është një luftë pavarësisht asaj që ndodhi por vrasja në kodin penal ka nene të ndryshme. Ka patur dilema se çfarë ndodhi dhe kush qëlloi i pari, pra a ishte Paplekaj në vetëmbrojtje apo jo. Këtu nuk do doja ta përfshija historinë e ngjarjes se për çfarë dhe si u përplasën, por të mbetemi në kushtet e ngjarjes se si ndodhi vrasja pa hyrë në motivet e saj.
Disa ndërtime të vendngjarjes nuk e përcaktonin qartë se kush qëlloi i pari, Paplekaj gjatë gjithë kësaj kohe kërkoi sërish rindërtimin e vendit të ngjarjes. Edhe efektivët që ishin në vendngjarje nuk përcaktonin dot të jepnin një ide se si kishte ndodhur ngjarja.”
Më tej ai shtoi se rindërtimi i ngjarjes në 9 prill të këtij viti duhet të jetë rindërtimi i tretë i kësaj ngjarje nxori se dhe vendi i qitjes e nxirrnin Paplekaj si personi që qëlloi i dyti dhe kjo ndikoi dhe në vendim, u kualifikua vepra penale.
“Këndi i qitjes tregoi se Paplekaj qëlloi jo mbi viktimën, por mbi personin që ende është i paidentifikuar që ka qëlluar i pari. Paplekaj ka mbrojtur shokun e tij që u plagos dhe në këtë pikë ka nxjerr armën dhe ka qëlluar ndaj personit që ka qëlluar dhe jo Xhuvanit.
Këndi i qitjes ishte shumë i vështirë për të kapur personin që qëlloi i pari pasi ishte i mbuluar nga viktima dhe ndodhi vrasja. Nuk ka dashur të qëlloj Pjerin Xhuvanin. Të gjithë e kanë shpjeguar ngjarjen se si ndodhi, por kurrkush nuk del dot në përfundimin se kush qëlloi i pari, por problematika e kësaj çështje kjo është se kush qëlloi i pari dhe në bazë të kësaj është bërë dhe rikualifikimi i veprës penale.
Por dosja nuk është mbyllur ajo do të jetë aty derisa të ketë një ide se kush mund të jetë, dosja mbetet aty sepse edhe pas shumë vitesh mund të dali diçka nga kjo ngjarje.”