Për shkak të shkeljes së etikës, dy policë janë arrestuar, pasi kanë ngacmuar femrat në rrugë. Bëhet fjalë për dy punonjës policie, të cilët në gjendje të dehur janë shoqëruar në një nga komisariatet e Tiranës, për xheste të pahijshme në publik me femrat që kalonin në rrugë.
Ata u ndaluan nga forcat e repartit “Shqiponja” dhe madje u konfrontuan me to. Ngjarja ndodhi pranë pallateve 9-katëshe, në qendër të kryeqytetit.
Ndaj policëve kane nisur hetimet nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, ndërsa pritet që ata që shkarkohen.