Më 29 qershor, konspiracionisti Arianit Sllamniku parashikoi luftë në Kosovë, duke u bazuar në një episod të serialit “The Simpson”.
Fatkeqësisht, parashikimi i “Vjeshtës Kosovare” doli i vërtetë më 24 shtator, kur 30 persona të armatosur sulmuan policinë e Kosovës.
Megjithatë, duke folur sot në “Shqipëria LIVE”, Sllamniku deklaroi se “vjeshta kosovare” nuk ishte ngjarja e 24 shtatorit, duke e cilësuar atë thjesht si një parapërgatitje. Ai tha se një përplasje më e rëndë do ndodhë në muajin nëntor dhe do jetë “beteja finale”.
“Kjo vjeshtë kosovare nuk ka ndodhur. Ngjarja në Banjskë ka qenë vetëm parapërgatitje, për përballjen finale. Ka qenë një operacion specuial sepse dhe terroristët kishin ardhur me shumë armatime, të cilat në fund i lanë pas, gjë që nuk ndodh me kriminelët e zakonshëm.
Këto janë gjëra analizash, intuitash, janë preukopim i ngjarjeve që po ndodhin. Postimin e kam bërë që në korrik. Unë kam informacione të vogla, por unë ua jap të sakta. Jam qytetar i zakohsëm që analizoj ngjarje.
Konflikti ushtarak pritet të nisë në muajin nëntor të këtij viti. Turqia ka mobilizuar shumë ushtrinë e Kosovës dhe kjo ka ngjallur frikë tek Serbia. Kemi armatim dhe bomba nukleare, falë mbështetjes së Turqisë. Në nëntor, do jetë përplasja finale mes dy vendeve dhe do jetë fatale për Serbinë. Përgatitjet janë duke u kryer, nëse nuk do ishim të përgatitur, ngjarja në Banjskë do ishte fatale”– tha ai.