BREAKING NEWS

SHBA tërhiqet përballë Sali Berishës, vula e PD kthehet te Rithemelimi, nis skenari i 2005 për rikthimin në pushtet të familjes “Berisha”, ja surprizat që pritet të ndodhin në zgjedhjet ë 2025

SHBA tërhiqet përballë Sali Berishës, vula e PD kthehet te
x
BREAKING NEWS

Ja si do spastrohet politika shqiptare nga Sali Berisha, Spartak Ngjela zbardh prapaskenat e vendimit të Gjykatës së Apelit për kalimin e vulës dhe logos së PD te Rithemelimi

Ja si do spastrohet politika shqiptare nga Sali Berisha, Spartak Ngjela zbardh
x
BREAKING NEWS

Kalimi i vulës së PD në duart e Sali Berishës, lajm ogurzi për Ilir Metën, ja si do të dalë jashtë loje presidenti i PL dhe pse vendimi i Gjykatës së Apelit është politik, juristja Brizida Gjikondi zbulon të pathënat

Kalimi i vulës së PD në duart e Sali Berishës, lajm ogurzi
x
BREAKING NEWS

Edi Rama u prish qetësinë deputetëve dhe ministrave, paralajmëron furtunë në listat e zgjedhjeve të 2025, shtyhet për në shtator takimi me emigrantët në Londër e Gjermani, ja kur do të mbahet Kongresi i PS

Edi Rama u prish qetësinë deputetëve dhe ministrave,
x
BREAKING NEWS

50 urdhër-arreste në tryezën e prokurorëve specialë, ja 10 dosjet që po “kopsit” SPAK, gazetari zbardh emrat “VIP” të rrezikuar dhe tregon provat tronditëse që ka zbuluar drejtësia e re për disa deputetë të Kuvendit

50 urdhër-arreste në tryezën e prokurorëve specialë, ja
x
BREAKING NEWS

Del vendimi i detajuar, ja kur dhe sa do të rriten pagat për 130 mijë punonjësit e administratës në vend, zbardhet skema e re që do të ndiqet edhe për bashkitë

Del vendimi i detajuar, ja kur dhe sa do të rriten pagat për 130
x
BREAKING NEWS

Allajbeu i “Spitalit Amerikan” ka futur gruan e tij për të marrë para nga koncensioni i sterilizimit, dalin dokumentet, ja si u largua menjëherë pas thellimit të hetimeve nga SPAK

Allajbeu i “Spitalit Amerikan” ka futur gruan e tij për të
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara zbulon skenarin e “errët” të Sali Berishës që po thur nga banesa me besnikët e tij për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja vepra penale që ka kryer Flamur Noka për interesat e ish-kryeministrit

Romeo Kara zbulon skenarin e “errët” të Sali Berishës
x

Aktualitet

Nën përgjim prej 3 vitesh nga policia dhe SPAK, Klodiana Lala zbardh detaje nga dosja, si u zbulua lidhja e kryebashkiakut të Bulqizës me biznesmenin që i dha tenderin

Nën përgjim prej 3 vitesh nga policia dhe SPAK, Klodiana Lala zbardh

Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla ka qenë nën vëzhgimin e policisë dhe më pas edhe të SPAK me hapjen e hetimit për shkelje të barazisë në tenderin me vlerëe 3 milionë euro.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Kryebashkiaku i Bulqizës së bashku me vartësit e tij kanë përpiluar letrat me qëllim që tenderin ta fitonte bashkimi i kompanive BOE EGLAND& BE-IS. Më pas punimet do t’i kryente kompania 2AF ALBANIA GROUP, e cila do të merrte edhe shumën e përcaktuar nga buxheti i Bashkisë.

Kompania që do kryente punimet administrohej nga Aqif Konesha, njeri i afërt i Allës, edhe ky i arrestuar. Gjatë vëzhgimeve në terren dhe përgjimeve, SPAK ka arritur të sigurojë prova për lidhjen mes tyre. Ata janë parë së bashku në disa ambiente, kanë udhëtuar jashtë vendit dhe kanë pasur komunikim mes tyre në rrjetin whatsapp. Po kështu sillen në dosje dhe postimet e kryebashkiakut Alla.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala rezulton se në një moment të hetimit, të akuzuarit kanë rënë në gjurmë të ndjekjes së autoriteteve dhe kanë nxituar të rregullojnë letrat. Në dosje thuhet se fituese të tenderit janë kompanitë e Rasim Dacit dhe Dali Gazidedes, por punimet janë kryer nga Aqif Konesha. Ky i fundit pretendon se ka pasur marrëveshje nënkontraktore me dy kompanitë fituese, e cila është firmosur më 17 maj 2021.

Por deklarimet e dhëna nga Rasim Daci kanë elementë kontradiktorë, pasi nuk saktëson datën kur ka lidhur marrëveshjen nënkontraktore me Aqif Koneshën, kompania e mikut të Lefter Allës që ka kryer punimet. Daci ka deklaruar se marrëveshja është lidhur për shumë e 4 milionë leke të reja, por më pas në dokumente është shkruar shuma 36 milionë lekë. Në përgjime rezulton se Rasim Daci ka orientuar Dali Gazideden se si të flas para hetuesve gjatë marrjes në pyetje.

“Shkëputja e punimeve tre muaj ka qe eee”, në Shkurt kemi rifillu prapë. Në Tetor e kemi mbyllur. A e kupto atë muhabet? Edhe për punë tubash jo sa janë vu, ku e mbaj mend se sa janë vu, e di që ne e kemi përfunduar atë komplet thuaj. Se mbaj mënd unë se sa janë vu, si janë vu thuaji. Mos u ngatërro me data, në shifra”, i thotë ai Gazidedes.

Pas nisjes së hetimeve nga SPAK për këtë tender administratorët kanë nisur që të printojnë edhe fatura për punimet që po kryenin.

Kryebashkiaku Lefter Alla, Rasim Daci dhe supervizorja Ana Nishku kanë firmosur një procesverbal në bashkinë e Bulqizës për rifillim të punimeve me datën 11 shkurt 2022. Por në këtë pikë hetuesit kanë kërkuar ndihmën e kompanive celulare. Sipas qelizave të celularëve, ata kanë qenë në vende të ndryshme gjatë asaj dite dhe pavarësisht se mes tyre ka pasur komunikime telefonike, në asnjë moment te ditës të tre telefonat nuk janë ndodhur bashkë në antenën që mbulonte zonën e Bulqizës.
Kjo është prova e SPAK me te cilën akuzon pronarin e kompanisë dhe supervizore për falsifikim dokumentesh.

Më të lexuarat