Astrit Avdylaj, me nofkën Niçja, njihet si kreu i bandës së Shijakut dhe ndaj tij ka pasur akuza droge, vrasje, prostitucion, së bashku me vëllanë e tij Altin Avdylaj. Astrit Avdylaj u arrestua në vitin 2018 si pjesë e dosjes “339”, gjatë operacionit “Volvo 4” për laboratorin e kokainës që u gjet ne Has. Gjatë hetimit rezultoi se Astrit Avdylaj dhe personat e tjerë merreshin me trafikimin e sasive të madhe të lëndëve narkotike, ku droga vinte nga Kolumbia, Turqia dhe Peruja dhe përpunohëj në laboratorin në Has dhe më pas shpërndahej në shtetet europiane si Holanda, Gjermania, Franca etj. Ishin përgjimet që nxorën zbuluar grupi i Avdylajve të Shijakut. Banda e Avdylajve në Shijak bashkëpunonte me atë të Bajrave në Shkodër dhe Ndokajve në Lezhë.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë