
Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri, aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët, te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Nga Anglia në Shqipëri për të shpërndarë drogëra të forta, e pësojnë keq dy turistët në Dhërmi

Shkruar nga SOT.COM.AL 10 Qershor 2023

Dy shtetas anglez kanë rënë në pranga në Dhërmi, pasi shpërndanin lëndë narkotike gjatë sezonit turistik.
Gjatë kontrollit fizik, një 32-vjeçari dhe një 28-vjeçari anglez iu gjetën sasi lëndë narkotike të llojit GHB (Gamma- hydroxybutyrate), të ndarë në 37 doza, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 aparate celulare.
Ata kishin ardhur si turistë në vendin tonë dhe në bashkëpunim, shpërndanin lëndë narkotike në doza, në këtë zonë bregdetare, kryesisht për turistët e tjerë, në lokalet e natës dhe në aktivitetet e ndryshme të argëtimit.
Dhërmi, Himarë/ Kapen dhe vihen në pranga dy turistë të tjerë nga Anglia, të cilët kryenin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Parts 6”, nga Seksioni i Narkotikëve i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetasit anglez që shpërndanin doza të drogave të forta, në Dhërmi, gjatë sezonit turistik.
Sekuestrohen 37 doza të lëndës narkotike GHB (Gamma- hydroxybutyrate).
Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative se disa shtetas të huaj të ardhur si turistë në zonën bregdetare të Dhërmiut, kryenin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 6”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit anglez:
38 vjeç dhe, 28 vjeç, të dy banues në Londër.
Gjatë kontrollit fizik dhe atij të ambienteve ku këta shtetas ishin akomoduar, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lëndë narkotike të llojit GHB (Gamma- hydroxybutyrate), të ndarë në 37 doza, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 aparate celulare.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas kishin ardhur si turistë nga Anglia në Dhërmi, dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike në doza, në këtë zonë bregdetare, kryesisht për turistët e tjerë, në lokalet e natës dhe në aktivitetet e ndryshme të argëtimit që zhvillohen në bregdet, gjatë sezonit turistik.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Strukturat e Policisë në qarkun Vlorë janë të vendosura për të parandaluar, evidentuar dhe goditur çdo paligjshmëri, që kryhet si nga shtetas shqiptarë, por dhe nga shtetas të huaj që vizitojnë vendin tonë, si dhe për të garantuar rendin, sigurinë dhe një ambient sa më të qetë gjatë sezonit turistik veror.
Më të lexuarat


Gazetari zbardh detaje të reja, ja si u arrestua autori i plagosjes së efektivit të Shqiponjave

Skandali i Vuçiç në OKB, quan Kosovën provincë të Serbisë

Arrestohet personi që plagosi efektivin e Shqiponjave, reagon Balla

Plagosi policin me armë në Tiranë, arrestohet autori

Kuvendi shtyn rritjen e pagave për gjyqtarët e Kushtetueses

Zjarr dhe tym në Sauk, makina shpërthen në flakë

Përmbyset kamioni në Lezhë, plagoset drejtuesi

Tullumbacja me oksid azoti ‘trend’ në Shqipëri, mjeku i njohur ngre alarmin: Mund të sjellë edhe paralizë nervore

Krimi makabër në Korçë/ Prokuroria mbyll hetimin për vrasjen e Martin Çeços, 4 persona nën akuzë

Kërcënonte ish-të dashurin pasi s’pranonte ndarjen dhe tentoi t’i digjte makinën, e reja shqiptare përfundon pas hekurave
