“Rritja gati me 100 vizita në ditë, rritja gati me 70-80 konsultime më shumë tregon për këto pasoja.
Më të rrezikuarit janë moshat e treta dhe fëmijët. Fëmijët kanë një mekanizëm mbrojtës të shpejtë por që nuk zgjat në kohë. Tek moshat e treta mekanizmi i mbrojtjes është shumë i ngadalshëm që t’i përgjigjet ndryshimeve kaq të mëdha të temperaturës.
Dalja të kufizohet nga ora 11 deri në 17.
Ku qëndrojnë në shtëpi të qëndrojnë në dhomën që nuk rrihet nga dielli, mundësisht dritaret të mbyllen me perde të errëta që mos tre depërtojë dielli.
Lëngjet janë gjëjja kryesore për këdo, uji, fruta, ushqime që kanë përmbajtje të lartë uji, sidomos moshat e treta që nuk kanë ndjesinë e pirjes së ujit.
Të eliminohen alkooli , pijet stimulante sepse përkeqësojnë punën e zemrës.
Veshjet me rroba të lehta, të gjëra, mundësisht të çelura ngjyrat.
Përdorimi i kondicionerit nëse e kemi në banesë, jo në minimum, por është e këshillueshme 24 deri në 26 gradë sepse diferenca me jashtë është shumë e madhe dhe çdo dalje nga një ambient me diferencë shumë të madhe krijon probleme”,-tha Brataj.