Një vajzë 7-vjeçare me inicialet J.A. ndërroi jetë ditën e djeshme pasi u përplas në det nga një motoskaf që drejtohej nga Arjan Tase, shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Elbasanit, në Himarë. Ngjarja e tmerrshme ndodhi në sytë e pushuesve në plazhin e Potamit. Vetë autori u arrestua menjëherë pas ngjarjes, ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano urdhëroi përjashtimin e Arjan Tases nga radhët policisë si dhe pezullimin e Drejtorit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Kryekomisar Shpëtim Hasanaliaj.
Dëshmia e Tases: Motorri kishte difekt. Pushuesit: Kërcënoi familjen e viktimës
Pas ngjarjes së rëndë, Arjan Tase tregoi se aksidenti tragjik ndodhi për shkak të një defekti teknik. Por, sipas dëshmitarëve, motoskafi “Nëna 154” me dy motorrë me 300 hp (kuaj fuqi) secili nuk ka pasur asnjë problem teknik pasi Tase është afruar drejt bregut për të marrë familjen e tij. Në momentin, që ai ka tentuar ta lëvizë motoskafin mbrapsht, helika e njërit prej motorrëve goditi fatkeqësisht vajzën e mitur J.A. Në rrjetet sociale, u publikuan video nga vendngjarja. Në njërën prej tyre, ish-zyrtari i policisë nuk lëviz farke nga motoskafi për të parë viktimën. Shumë prej pushuesve janë hedhur të revoltuar ndaj drejtuesit të motoskafit duke kërkuar të vritet. Njëri prej tyre pretendon se Tase kërcënoi familjen e viktimës. Për sa i përket lëvizjeve me motoskafe dhe mjete të tjera motorike lundruese, në zonë nuk ka një korridor hyrje-dalje për mjete të tilla, ç’ka ngarkon me përgjegjësi të madhe Arjan Tasen. Nuk dihet ende nëse ai ka pasur apo jo patentë detare. Megjithatë, fjalën e fundit do ta thotë ekspertiza mjeko-ligjore dhe hetimet e ndjekura nga grupi i posaçëm.
Tase u arrestua në 2020 për 10 mijë rrënjë kanabisi, fitoi pafajësinë në 2021
Lidhur me autorin e kësaj ngjarjeje të tmerrshme, rezulton se është akuzuar dhe gjykuar për lejimin e mbjelljes së rreth 10 mijë rrënjëve kanabis në disa zona të Vlorës si Tërbaç, Himarë dhe Vranisht. Tase, i cili në 2020 ushtronte detyrën e shefit të Komisariatit të Himarës, u arrestua në dhjetor të atij viti gjatë operacionit “Hapësira” së bashku me 5 punonjës të policisë: ish-shefin i Krimeve në Komisariatin e Himarës, Artur Veshajn, Alem Llanaj, Ilir Kadena dhe David Fakaj, punonjës të Patrullës së Policisë në Himarë dhe 22 persona të tjerë. Prokuroria e Vlorës akuzoi Veshajn si përgjegjësin kryesor të menaxhimit të operacioneve antikanabis. Në total, u kërkua arresti për 41 persona. Por, në 6 janar të 2021, Gjykata e Apelit rrëzon vendimet e shkallës së parë duke hequr masat “detyrim paraqitje” dhe akuzën “shpërdorim detyre” për dy ish-zyrtarët e Policisë së Himarës, Artur Veshajn dhe Arjan Tasen. Në këtë mënyrë, Gjykata nuk mundi të provojë fajësinë për akuzat e ngritura nga Prokuroria e Vlorës dhe vendosi që Veshaj e Tase të rikthehen në punë. Pak kohë më vonë, Arjan Tase u emëruar Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Elbasan. Megjithatë, disa burime brenda Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore të Elbasanit bënë me dije se Tase nuk ka zbatur detyrën në mënyrën e duhur duke injoruar dhe shqetësimet e problemet e ngritura nga qytetarët në Elbasan.
Tragjedia në Himarë, shkarkohet e gjithë trupa policore e kufirit në Vlorë
Në mbrëmjen e djeshme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano urdhëroi shkarkimin e menjëhershëm të 15 drejtuesve dhe zyrtarëve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë. Ata janë: Shpëtim Hasanaliaj, me detyrë Drejtor i DVKM Vlorë; Fatos Muka, me detyrë Shef Sektori i Kufirit në DVKM Vlorë; Andon Marko, me detyrë Shef Sektori i Zbatimit të Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit, në DVKM Vlorë; Dritan Veizaj dhe Ervis Alisinanaj, me detyrë specialistë pranë këtij Sektori; Ardian Kamaj, Granit Nuraj, Jonel Ahmeti dhe Juljan Mehmetaj, efektivë të Sektorit për Zbatimin e Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit, në DVKM Vlorë; Neritan Buzi, Shef Stacioni i Policisë Kufitare Dhërmi dhe Nënkomisar; Daniel Likskëndaj, specialist pranë këtij Sektori; Andrea Zenelaj, Besnik Limaj, Fatos Pashaj dhe Arsen Hasanaj, trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Dhërmi.
Kishin përplasje brenda shtëpisë së BBV3, dy ish-banoret tani shijojnë pushimet bashkë
Roza Lati dhe Françeska Murati duket se po kalojnë pushimet me njëra-tjetrën, me dy ish-banoret e BBVIP 3 që duket...
Lexo më shumë