Një 50-vjeçar nga Elbasani u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës këtë të hënë.
Policia lokale bëri me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Y. Ç., i cili ka qenë duke punuar në një objekt kur është rrëzuar nga skela dhe për pasojë është dëmtuar.
NJOFTIMI
Rreth orës 14:30, shtetasi Y. Ç., 50 vjeç, banues në Elbasan, duke punuar në një objekt, është rrëzuar nga skela dhe për pasojë është dëmtuar.
Pas ndihmës mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan është dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.