Dalin dëshmitë e para nga ngjarja e ndodhur të premten e dy marsit në magazinën e deputetit Bujar Çela në Lushnjë, ku ai vetë mbeti i plagosur bashkë me gjashtë të tjerë dhe më tragjikja, vdiqën dy persona.
“Është pyetur shtetasi Rezar Ymeri, i cili deklaron se është i punësuar te biznesi i shtetasit Saimir Korreshi dhe aty pranë po ndërtohej një kapanon që mesa dinte është i shtetasit Bujar Çela si dhe një magazinë tjetër me profile alumini të cilën e ka shtetasi Bujar Lila. Ka rreth një muaj që në këtë magazinë po kryen punime te magazina e Bujar Çela dhe ditën e sotme rreth orës 15:40 ka qenë në zyrën e vet ku dëgjoi shpërthimin nga magazina e shtetasit Bujar Cela ku po kryheshin punime. Ai ka shkuar aty pranë dhe ka parë dy persona njëri ishte në makinën vinç në anën e pasagjerit i cili ishte i djegur dhe pa rroba në trup dhe një person tjetër i gjymtuar në tokë dhe nuk reagonte. Ai ka njoftuar urgjencën e spitalit nga të dëmtuarit ka parë Lunedi Golemi dhe Bujar Cela.
Është pyetur shtetasi Elvin Bashaj, i cili deklaron se ka një biznes objekt tre katësh me elektrike dhe banesën e tij. Nga shpërthimi i ndodhur në datë 01.03.2024 i është dëmtuar një pjesë e biznesit fasada, elektroshtëpiake, hidrosanitare dhe të tjerë. Ai shpjegon se magazinat ku ndodhi shpërthimi janë në tokat e shtetasit Bujar Çela por kush i administron nuk ka dijeni.
Është pyetur shtetasi Shaqir Kasapi i cili shpjegon se ka marrë me qira një magazinë të shtetasit Bujar Çela te plasmasi ku prodhon xhama, profile alumini, dyer, dritare etj. Rreth orës 15:30 ai ka dëgjuar një shpërthim të fortë në drejtim e magazinës që ka marrë në qira, kur ka shkuar aty ka parë ambulancën, policinë dhe shtetasit Bujar Çela dhe Saimir Koreshi të dëmtuar, po kështu dhe djalin e Roland Hoxha në ambulancë. Ai ka marrë dijeni se shtetasi Roland Hoxha dhe i biri punonin te magazina ku ndodhi shpërthimi duke prerë hekura me oksigjen, duke mbajtur të varura dy bombola në pjesën e vinçit të kamionçinës së tij. Ata kanë ardhur rreth orës 13 dhe deri rreth orës 15:10 kanë qenë aty në kohën që unë jam larguar.”, -thuhet në dosje.