Vëllai i Liridona Ademaj-Murseli, Leondard Ademaj ka folur për gazetarët pas seancës dëgjimore që është mbajtur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
“Liridona u vra në mënyrën më mizore dhe makabre që mund të jetë. Ishte grua, motër dhe nanën e fuqishme dhe doli të jetë heroinë dhe për fëmijët e saj. Ne po e përmbajmë vetën sepse ajo nuk donte asnjëherë të na shihte në këtë gjendje”, tha vëllai i të ndjerës. Ai shtoi se në ditën tragjike i kërkuar motrës që të rrinte në shtëpinë e tyre, por ajo vendosi të shkonte me bashkëshortin.
Leonard Ademaj, vëllai i të ndjerës Liridona, shprehet se aktualisht fëmijët i kanë në kujdes dy gjyshërit, prindërit e Naim Murselit, dhe se ata s’kanë insistuar që t’i marrin meqë gjendja emocionale e familjarave është e rëndë.
“Me fëmijët kemi pasë kontakt. Shoqata sociale ka ardhur dhe ka qenë edhe te ata, që fëmijët janë mirë dhe mos keni merak për ta. Ata nuk kanë telefona që ne me komuniku me ta sepse janë të vegjël. Kujdesin e tyre e kanë gjyshja dhe gjyshi i tyre (prindërit e Naimit). Kanë ardhur e na kanë pyet. Te ne është gjendja shumë katastrofale dhe fëmijët s’e kanë kuptu hala që nana ka vdekë dhe me ardhë te ne e kanë më të lehtë me e kuptu se çka është duke ndodhur. I kemi lënë te ata sepse janë edhe fëmijët e vëllait të Naimit dhe po e kalojnë kohën me ta pa e kuptu”, tha ai.
Leonard Ademaj s’ka marrë pjesë në seancë në seancën dëgjimore ku kanë dalë tre të dyshuarit, përfshirë edhe Naim Murselin.