Dhuna ndaj femrës tashmë nuk është më as fenomen e as tabu.Në Shqipëri dhe Kosovë gratë shqiptare po keqtrajtohen, përdhunohen, rrihen dhe vriten, shpesh nga partnerët e tyre, edhe pse e raportojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre tek autoritetet.
Në Kosovë, veprimtarët thonë se dhuna kundër grave përbën “urgjencë kombëtare”.
E ftuar në një program televiziv psikologia Marsela Lekli deklaroi se ky fenomen është dëshmi e qartë se ne si shoqëri kemi dështuar në parandalimin e kësaj dhune.
“Dhe kjo nuk vjen se ne nuk po reagojmë, pasi po reagojmë çdo ditë, çdo ditë po flasim për dhunën në familje apo dhunën ndaj grave. Por kjo nuk zgjidhjet në këtë mënyrë pasi edukimi nis nga familja, si institucioni i parë i vetërregullimit të shoqërisë”, theksoi Lekli.
Ndërsa e pyetur për rastin e Liridona Ademajt, gruaja 30-vjeçare që u vra me porosi të bashkëshortit, psikologia theksoi kjo ngjarje nuk ka të bëjë me fenomenet standarde të dhunës në familje.
“Çifti në fjalë nuk kishin probleme ekonomike, dhe në mendimin tim nuk është rast as xhelozie, por është diçka tjetër larg kësaj.
Liridona humbi jetë në mënyrë tragjike. Ne si shoqëri fatkjeqësisht reagojmë vetëm në rrjetet sociale, por nuk po kapet thelbi i gjithë kësaj situate.
Ok, nuk është ekonomia i vetmi faktor, por nuk ka pasur probleme ekonomike, por është kultura patriarkale që kemi ne si shoqëri. Pra, ku burri thotë unë jam mashku dhe unë komandoj.
Pra ne themi duhet të dalim, por ne nuk dimë se si të reagojmë në këto raste. Pasi kur duhet zëri i plotë i gjithë njerëzimit aty ngecim ne”,
theksoi ndër të tjera, psikologia Marsela Lekli.