Komisioni Hetimor për koncesionet në Shëndetësi do të zhvillojë sërish ditën e sotme një tjetër mbledhje në orën 13:00. Kryetarja Albana Vokshi e shtyu për sot mbledhjen, për shkak se një ditë më parë nuk u gjet dakordësia me mazhorancën, pasi soacialistët refuzuan të votonin kërkesat për informacion.
Dje nuk arrit të miratohej lista e gjatë me kërkesat për informacion drejtuar 12 institucioneve.
Ditën e djeshme u miratuan ekspertët që do të ndihmojnë punën e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, ndërsa socialistët refuzuan edhe të nënshkruanin formularin për konfliktin e interesit.