GJKKO ka lënë në burg tre personat e arrestuar si pjesë e një grupi kriminal që operonte në shtetin francez për trafik të lëndëve narkotike. Në burg do të qëndrojnë Redian Doda që konsiderohet edhe si drejtues i grupit si dhe Zabit Fisniku e Fabi Isaku, të tre të arrestuar në Shqipëri.
Nga ana tjetër, autoritetet franceze kanë vënë në pranga edhe 16 persona të tjerë ndërsa ka sekuestruar edhe lëndë narkotike të llojit kokainë e heroinë me vlerë rreth 1 milionë euro.
Po kështu në sekuestro janë vendosur edhe disa llogari bankare, automjete dhe pasuri të tjera të paluajtshme të krijuara nga ky aktivitet kriminal.
Era Istrefi feston sot ditëlindjen, ja mosha e këngëtares
Besojeni ose jo, Era Istrefi ka festuar ditën e djeshme 30-vjetorin. Këngëtarja ka lindur në 4 korrik 1994 dhe kështu...
Lexo më shumë