Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku bëri me dije se 1985 shtetas janë kontrolluar në kuadër të operacionit kundër lojërave të fatit, operacion ky i shtrirë në gjithë vendin.
Rrumbullaku tha në një deklaratë për mediat se pas kontrolleve u goditën 181 raste, nga ku u proceduan 210 shtetas, 116 prej të cilëve u arrestuan në flagrancë.