Ish-pronarët e truallit ku ndodhet Ndërmarrja Bujqësore Rinia në Orikum, kanë reaguar të enjten ndaj protestës së djeshme të banorëve, duke deklaruar se pronat i kanë të trashëguara.
Nën një zë, ata u shprehën kundër protestave të punonjësve të Ndërmarrjes Bujqësore, ndërsa i kërkojnë Bashkisë, që të kryejë detyrën e saj.
Ndërkaq, kreu i Bashkisë të Orikumit, Gëzim Çapo, nuk ka patur asnjë kontakt me banorët, ndërsa pritet që në ditët në vijim protestat e tyre të përshkallëzohen.