Vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama ishte këtë të premte në SPAK. Ai tha para mediave se në prokurorinë e posaçme ai ka shkuar për të marrë një përgjigje se ç’po ndodh me kallëzimin e tij kundër Gazment Bardhit.
“Erdha për të marrë një përgjigje për atë kallëzimin për zotin Bardhi, asgjë tjetër”, -tha ai.
Kujtojmë se Gazment Bardhi ka deklaruar dhe ka kërkuar hetim nga SPAK, lidhur me një përfshirje të mundshëm të vëllait të kryeministrit në udhëtimin që disa persona të akuzuar për çështjen “Xibraka”. Pas kallëzimit, të tij, ka qenë Olsi Rama i cili ka bërë një kallëzim kundër Gazment Bardhit.
Sipas asaj që vetë Olsi Rama tha, ai u paraqit në Prokurorinë e Posaçme për të marrë informacione se çfarë është bërë me kallëzimin e tij.