Mjekja e pezulluar si e përfshirë në skandalin e Onkologjikut, Alketa Pere është përballur ‘live’ me një nga pacientet e saj e cila është “çjerrë maskën” e hipokrizisë duke deklaruar se kjo mjeke e ka detyruar që të bëjë operacionin në privat.
Për të vërtetuar akuzat e regjistruara nga Fatmira, pacientja Vata tha se është më poshtë në spitalin Onkologjik ku ishte një “kemë” kriminale për të zhvatur pacientët me kancer.
Por akuzave të pacientes, mjekja Alketa Pere është përgjigjur pacientes se ka “kuruar me shumë dashuri”, sigurisht pasi ka mbushur xhepin me para.
Fatmira Vata: “Kur kam shkuar në spital, jam përballë me doktoreshën e kam thënë edhe në pasdite, jam ndjerë poshtë në atë spital sapo kam shkelur veç gjendjes psikologjike të rënduar, ishte një ditë që ishte i pirë që nuk linte të hyje, na thonin rrini në pllaka në radhë, më kanë thënë sallën e kemi në konstruksion, më është thënë nuk e kemi ilaçin, kam shkuar tek private kur jam ankuar më është mundësia të bëj tre kimi pasi jam ankuar, kam arritur të bëj. radioterap, kam takuar mjeken më tha të mjekohesh 5 vite, u mbusha me njolla të kuqe, shkova i them mjekët nuk ngrihen kokën të më shikojnë, i thash këto mjekohesh, unë tani jam mirë me shëndet”
Alketa Pere: E kujtoj rastin e Fatmira Vatës.
Fatmira Vata: “Më kanë ata që të veprojnë në privat, kam shkuar vetë dhe më thoshin e ke agresiv kancerin. Nuk më tha njeri”.
Alketa Pere: E kam mjekuar me një dashuri të pakufizuar ka qenë një nga pacientet që ka pasur të vërtetë për shkak të shtetit.