Analisti Frrok Çupi kujton kohën e shumë viteve më parë se si arrinin të siguronin librat e Ismail Kadaresë.
I ftuar në një intervistë televizive, analisti u shpreh se shkrimtari i bëri njerëzit “hajdutë” për mënyrën se si merrnin librat për t’i lexuar.
“Kadare ishte mbret i Shqipërisë. Kishte një mbretëri letrare. Librat e Kadaresë vonë janë shitur në librari. Fillimisht i merrnim fashikuj në shtypshkronjë. Kadare e bëri njeriun “hajdut” të librit të tij.
Letrat kundër kanë qenë të shumta në atë kohë. Furia anti Kadare frymëzohej nga qendra e partisë. Kadare udhëtoi nëpër diktaturë duke sfiduar, por sfidën e kishte me talentin e tij.
Në Kosovë ka një autoritet në kuptimin e vlerës, të padiskutueshëm. Elita e Kosovës nderimin e ka shumë të solemn. Kadare është vlerë e madhe e kombit kudo ku jetojnë shqiptarë. Është moment hyjnor ky i sotmi, vërtetë e përcjellim për në banesën e fundit por në të njëjtën kohë sot ndahet një epokë e caktuar.”, tha analisti.