Teksa po mbahen homazhet në nder të Ismail Kadaresë në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, i pranishëm ka qenë dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Në një prononcim për mediat Meta u shpreh se ky është një moment prekës sepse duhet t’i jepet lamtumirë gjeniut tonë që me letërsinë e penën e tij ka ngritur shqiptarët në majën botërore.
Më tej Meta shprehet se kujtimi i Ismail Kadaresë është i përjetshëm, gjenitë si ai e kanë të siguruar pavdekësinë sepse jetojnë përherë në ndërgjegjen e kombit.
Prononcimi i Presidentit të Partisë së Lirisë
I përjetshëm kujtimi i shkrimtarit tonë të madh dhe të papërsëritshëm Ismail Kadare, dhe gjenitë, si ai e kanë të siguruar pavdekësinë, sepse jetojnë përgjithmonë në ndërgjegjien e kombit.
Faleminderit!