Nën akuzën e mashtrimit ekonomik, është vënë në pranga administratori i një linje fluturimi.
Arrestimi i shtetasit Juventin Cere, u bë i mundur nga sektori i antikrimit ekonomik, për akuzën e "mashtrimit kompjuterik", ndërsa gjykata e dënoi me masën “Arrest me burg”.
Lidhur me të dhënat paraprake të policisë, mësohet se administratori i kompanisë së fluturimit "One Travel", ka përdorur karta krediti të kopjuara, duke përfituar mbi 15 mijë euro.