Përfshihet nga flakët një banesë dy katëshe, në zonën e Kamzës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 8:30 minuta në një banesë të vjetër dy katëshe në zonën e njohur si "Frutikultura", në Kamëz.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të zjarrfikëses, të cilët kanë neutralizuar dhe vënë në kontroll flakët.
Drejtori i zjarrfikëses për Tiranën, Haki Hoxha, ka deklaruar se zjarri u izolua brenda 7 minutave dhe nuk raportohen të lënduar, por vetëm dëmë të konsiderueshme materiale.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies zjarrit, por dyshohet për një pakujdesi njerëzore.