Një i ri nga Kukësi është vënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi dyshohet se në aksin rrugor “Krahës-Tepelenë”, automjeti tip “BMW” që drejtonte është përplasur me automjetin tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin A. Sh.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin E. C., 25 vjeç, banues në Kukës, pasi dyshohet se mbrëmjen e datës 02.07.2024, në aksin rrugor “Krahës-Tepelenë”, automjeti tip “BMË” që drejtonte është përplasur me automjetin tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin A. Sh.
Shtetasi E. C. është dëmtuar nga aksidenti, por nuk është paraqitur në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, dhe është larguar pa u kyer veprimet procedurale nga Policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Moderatorja e njohur bën deklaratën e papritur: Më është rritur barku këto kohë…
E ftuar në një emision televiziv mbrëmjen e sotme ka qenë moderatorja e njohur Argjira Spanca. Gjatë bisedës së saj...
Lexo më shumë