Është arrestuar Elidon Ali, drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin tragjik mbrëmjen e djeshme në Sarandë, ku i mori jetën të miturit Enkelejd Çaushi, si dhe plagosjen e rëndë të 24-vjeçarit David Çepe.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku i riu që drejtonte ‘Benz’-in përplasi të rinjtë që po shtynin automjetin tip ‘Lancia’ në pronësi të 24- vjeçarit David Çepe, për shkak se kishte pësuar një defekt.
I mituri fillimisht mbërriti në spital në gjendje të rëndë, ku më pas edhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda që kishte pësuar. Ndërsa 24- vjeçari është transportuar në Spitalin e Traumës, për ndihmë më të specializuar mjekësore.