Personi në foton e mëposhtme është Lorenc Gropa me detyrë Trup Shërbimi i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit Fier i cili është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga AMP nën akuzën se ishte pjesë e grupit të personave që shisnin lëndë narkotike, veprimtari të cilën dyshohet se e kryenin në ambientet e një bar kafe, në Patos.
Nga kontrolli i banesës së punonjësit të policisë u sekuestruan në cilësinë e provave materiale një qese me pluhur të bardhë, në dukje lëndë narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 41,25 gr, 2 cigare me lëndë narkotike hashash, 2 peshore për peshimin e lëndës narkotike, një armë zjarri tip TT, një armë zjarri e llojit Karabinë dhe 11 aparate celularë.
Lidhur me rastin u prangosën Klevis Gropa dhe Ledjon Gropa, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, veprimtari të cilën dyshohet se e kryenin në ambientet e një bar kafe, në Patos. Nga deklarimet dhe këqyrja e telefonave, u dokumentua implikimi në trafikun e armëve e Skerdilajd Levendit, i cili u arrestua për “Trafikim i armëve dhe municioneve”, pasi ai negocionte me persona të tjerë në lidhje me këtë veprimtari të paligjshme.
Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë Bruno Festimaj, i dyshuar për “Organizim i lojërave të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e ambjenteve për lojëra të palejuara”, si dhe Maliq Gropa, i dyshuar për “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.